WIENË: LAZIM DESTANI, NË PUNIMET E SAMITIT NDËRKOMBËTAR TË CGDC

Në takimin vjetor, të dytin me radhë të Qendrës për Dialog dhe Bashkëpunim Global në mesin e shumë burrshetasve e biznismenëve të njohur në ektë samit ndërkombëtar po merr pjesë edhe biznesmeni i Lazim Destani, President i korporatës multinacionale Ecolog, me seli në Dyzeldorf,  njofton agjencia informative “Presheva Jonë”      

Lindita SEJDIU

  Vjenë, 17 maj   Në takimin e sivjetëm, CGDC në fokus të vetin do të ketë problematika mjaft të ndjeshme, kryesisht në fushën e energjetikës. Në ditën e parë të takimit filluan të trajtohen temat: “Trendet e energjisë në kontekst të zhvillimit social”, si dhe “Energjia dhe zhvillimet – përputhshmëria mes shpresave, reformave sociale dhe perceptimeve të publikut”, kurse në ditën e dytë do të trajtohet: “Demokracia dhe Fuqia ekonomike” dhe “Sfidat e lidershipit global në shekullin e XXI”.   Në Vjenë të Austrisë filloi takimi i dytë me radhë i Qendrës për Dialog dhe Bashkëpunim Global (The Center for Global Dialogue and Cooperation-CGDC).  Hapjen solemne të këtij takimi e bëri të mërkurën në mbrëmje ish kryeministri i Bullgarisë, Petar Stojanov, i cili është edhe kryetar i bordit të CGDC. Vitin e kaluar takim i ngjashëm është mbajtur më 20 dhe 21 maj, inaugurimin e të cilit e kishte bërë ish Presidenti Amerikan, Bill Klinton, që gjithashtu do të marrë pjesë edhe këtë vit, ku do t’i bashkangjiten edhe 250 liderë të tjerë botëror.   Sivjet, Qendra për Dialog dhe Bashkëpunim Global ka paraparë që të tubojë liderët e shumë vendeve të botës, si dhe udhëheqës të korporatave të mëdha ekonomike e financiare, njerëz të biznesit e menaxhimit, për të debatuar mbi çështjet e hapura në relacionin politikë – biznes me të cilat përballet rajoni i Ballkanit Perëndimor.   I pranishëm në këtë takim në Vjenë është edhe biznesmeni i vetëm shqiptar, Lazim Destani, President i korporatës multinacionale Ecolog, me seli në Dyzeldorf. Pjesëmarrjen e tij në këtë forum të lartë botëror z. Destani e quan një shansë më shumë për t’u njohur me rrjedhat e politikës globale në raport me sfidat ekonomike e financiare. Ai shpreson që përmes kontakteve dhe bisedave të drejtpërdrejta me pjesëmarrës të ndryshëm nga të katër anët e kontinenteve të botës do të ketë mundësi të shkëmbejë përvojë e dije nga më të ndryshmet në fushat e biznesit e menaxhimit.   Në takimin e sivjetëm, CGDC në fokus të vetin do të ketë problematika mjaft të ndjeshme, kryesisht në fushën e energjetikës. Në ditën e parë të takimit filluan të trajtohen temat: “Trendet e energjisë në kontekst të zhvillimit social”, si dhe “Energjia dhe zhvillimet – përputhshmëria mes shpresave, reformave sociale dhe perceptimeve të publikut”, kurse në ditën e dytë: “Demokracia dhe Fuqia ekonomike” dhe “Sfidat e lidershipit global në shekullin e XXI”.   Sikundër dihet, edhe nga takimi i parë vjetor i CGDC, në fokus të vëmendjes së kësaj qendreje është promovimi i dialogut global për të nxitur stabilitet dhe zhvillim ekonomik mbi bazën e principeve etike. Duke mbështetur dhe kultivuar një vizion, sipas të cilit vlerat etike në biznes dhe në politikë janë thelbësore për mirëqenien e qëndrueshme dhe stabile globale, CGDC ka fokusuar vëmendjen e pjesëmarrësve në nevojën urgjente për veprim global kundruall krizës ekonomike dhe financiare që ka përfshirë botën.   Motoja e punimeve të kësaj konference është dialogu serioz ndërmjet politikanëve, pastaj konsiderata ndaj vlerave etike dhe virtyteve si: ndershmëria, besueshmëria, përgjegjshmëria, transparenca dhe besimi i ndërsjellë te biznesi dhe politika. Të gjithë këta faktorë konsiderohen si të rëndësishëm për të inicuar një ndryshim të qëndrueshëm. Porositë që dalin nga këto takime kanë për qëllim që filozofia dhe diskursi i punimeve të bëhen si një lloj lëvizje globale, e cila do të përqëndrohej në mbështetjen e vendeve që po kalojnë kohë të vështira për t’iu ndihmuar atyre të bëhen më efikas, më të aftë dhe partnerë stabil në Europë dhe në mbarë botën.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni