SOT ËSHTËDITA NDËRKOMBËTZARE KUNDËR DUHANIT.. Derisa në shekuillin XX  kishte 100 milion të vdkeur, sipas WHO shekulli XXI do të shenojë NJE milliard viktima nga duhani, përtfsirë ektu edhe 200 milion femra të cilat sot pin¨èe duhanin në botë.

Gjenevë,31 maj/ AIK-Presheva Jonë

Ky dhjetë milionësh viktzimash të cilët janë “besnik” të duhanit vdesin nga infraktusi, nga mushkritë e zëna, nga venët apo nga penumpfia. Tash ju mund të zgjedhnim ose duhanin ose vdekjen apo vuajtjet deri në vdekje është ky mesazhi i Orgabioaztës Botërore të Shendetësisë (WHO) lëshuar sot në Gjenevë me rasti e ditës ndërkombëtare të duhanit. Ky mesazh ik dedikohet atyre që nuk e pinë duhanin, ndërsa nga ata  që pine kërkon ta ndërpresin, nëse duan një jetë më të mire dhe më të gjatë. Madje sipas WHO deri në vitin 2020, për cdo vit do të ketë nga 10 milion viktima nda duhani. Derisa në shekuillin XX  kishte 100 milion të vdkeur, sipas WHO shekulli XXI do të shenojë NJE milliard viktima nga duhani, përtfsirë ektu edhe 200 milion femra të cilat sot pin¨èe duhanin në botë.

 

Zyrat e OBSH së dhe UNICEF-it në Kosovë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike do të shënojnë sot 31 Majin – Ditën botërore pa duhan. Për të shënuar Ditën botërore pa duhan, sot janë planifikuar dy aktivitete takimi i cili mbahet në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës si dhe do të ketë aktivitete edhe në Ferizaj të organizuara nga Instituti Rajonal i Shëndetësisë Publike. Kjo datë shënon një nismë vjetore globale, e cila ka për qëllim ta informojë publikun për rrezikun e konsumit të duhanit, për praktikat biznesore të kompanive të duhanit, për atë se çka mund të bëjnë njerëzit anekënd botës për të deklaruar të drejtat e tyre për shëndet e jetë të shëndetshme dhe për mbrojtjen e gjeneratave të ardhshme. Këtë vit tema bosht do të jetë Korniza e Konventës së OBSH-së për kontrollin e duhanit, që përbën njërin prej instrumenteve kryesore të kontrollit të duhanit, duke riafirmuar të drejtën e gjithë njerëzve për standardet më të larta të shëndetit dhe duke siguruar dimensionet e reja ligjore për bashkëpunim në fushën e kontrollit të duhanit.

 

Edhe pse ka hyrë në fuqi tek prej vitit 2005, korniza tashmë është një ndër traktatet më të pranueshme dhe më të përhapura në historinë e Kombeve të Bashkuara, me afër 170 palë nënshkruese. Për shkak të situatës komplekse politike, Kosova ende nuk e ka nënshkruar këtë marrëveshje; megjithatë, duke u bazuar në efikasitetin e dëshmuar të traktatit në luftën kundër duhanit, do të kishte rëndësi të jashtëzakonshme për Kosovën që të punojë drejt përmbushjes së obligimeve që dalin nga kjo Kornizë. Konsumi i duhanit është shkak prijës i vdekjes që mund të parandalohet dhe një ndër faktorët kryesorë të rrezikut për shumë sëmundje kronike. Vetëm gjatë këtij viti afër 5 milionë njerëz do të vdesin nga sëmundjet që ndërlidhen me përdorimin e duhanit siç janë sulmi në zemër, pika në tru, kanceri, sëmundjet e mushkërive dhe sëmundjet e tjera. Po ashtu, vlen të përmenden edhe 600.000 njerëz të tjerë (prej tyre 25% fëmijë), të cilët do të vdesin nga ekspozimi dhe nga duhanpirja pasive. Edhe pse nuk ka të dhëna të sakta për konsumin e duhanit në Kosovë, shkalla e përdorimit të duhanit është e lartë dhe duhanpirja është praktikë shumë e përhapur sidomos në mesin e të rinjve. Madje, një studim i bërë nga OBSH për prevalencën e duhanpirjes tek shtatzënat, dëshmoi se në këtë kategori 20.9% e tyre e konsumojnë duhanin. Ekziston një dëshmi e qartë se ekspozimi prenatal ndaj pirjes së duhanit shkakton efekte të dëmshme në shëndet dhe çrregullime zhvillimore tek fëmijët. Ekspozimi pasiv është një sfidë tjetër e rëndësishme që prek kryesisht fëmijët.

SHPËRNDAJE