Preshevë, 17 prill  -Shkrimi  me titull “Shqiptarët myslimanë të Kosovës zbulojnë rrënjët e tyre të harruara katolike” nuk eshte i pari qe ben fjalë per relegjionet ne Kosovë, me te cilen teme disa mediume cuditërisht merren sidomos  ne diten e Pashkeve ose Krishlindjet edhe ate nuk merren per bashkejetesen dhe  tolerancen fetare ne Kosovë si shembull ne botë, por per origjinëne tyre ?!

E përditshmja amerikane The Washington Post, ka bërë një hulumtim për rrënjët e shqiptarëve të Kosovës në aspektin religjioz. Sipas hulumtimit të kësaj gazete, del se rrënjët e hershme të disa myslimanëve shqiptarë i përkasin pikërisht religjionit katoliko-roman. Por per qudi askush as gazeat dhe askush nuk e shpjegon  fenomenin se si një pakice  kosvare tradhtuan krishterimin  (“fene e te parëve”) dhe u bënë musliman?! Nëse qenka berë me “dhnë” siq pretnedohet, atëheresot kush mban me zor ata të jene muslimanë. Apo ka shqiptare muslimane nër Amerikë, pse atëhere nuk khehn në “fenë e të parëve”?! Apo shtrohet pyetja pse mijera amerikanë dhe popuj tjere ne SHBA “tardhtojnë” apo e lene “fene e te pareëve” dhe konvettohen ne Mmulsimanë, ka shrkuara gencia e lajmeve “Presheva Jonë”

 

Image

Kisha njëmijë vjeçare në fshatin Gjonaj

Çelësat e kësaj kishe i mbajnë serbët të cilët edhe thonë se u përket atyre, mirëpo banorët e atyshëm thonë se kjo kishë u përket shqiptarëve dhe ka qenë e tyre deri në konvertimin e fshatit në Islam. Një banor i këtij fshati, i cili njëkohësisht është edhe prift ka thënë se beson që i gjithë Ballkani ka qenë me religjioz katolik, dhe sipas tij, janë pikërisht objekte të tilla fetare, si kjo kishë në Gjonaj që e dëshmojnë përkatësinë fetare të shqiptarëve dhe ballkanasve në kohën e dominimit dymijë vjeçar të Perandorisë Romake. Pasi që Kosova kaloi nën regjimin otoman, nga pjesa e parë e shekullit 15 e deri në vitin 1912, pjesa më e madhe e shqiptarëve të Kosovës u konvertuan në Islam.

Mirëpo, përkundër asaj që pjesa më e madhe e rajonit të Brodit tashmë janë myslimanë, shumica e banorëve të këtij rajoni e përkrahin këtë hulumtim dhe kanë shprehur interesim për zbulimin e rrënjëve të tyre të kamotshme e pothuajse të harruara. “Kjo është historia e kombit tonë”, ka thënë Ademi, “paraardhësit tanë kanë qenë katolikë dhe këta janë hapat tanë të parë për zbulimin e rrënjëve tona”, ka shtuar ai.

Zyrtarisht 90% e popullatës së Kosovës i takon besimit islam, ndërsa vetëm 3% e tyre atij katolik. Mirëpo, përkundër këtyre të dhënave, prifti katolik Dodë Gjergji mendon se këto shifra fshehin afinitetin e vërtetë shpirtëror të kosovarëve. Sipas Gjergjit, vetëm 10% e popullatës kosovare e praktikojnë besimin mysliman, ndërsa pjesa tjetër janë sekularë. “Besimi islam nuk është diçka që shqiptarët e kanë marrë vullnetarisht, por ka qenë diçka që ju është imponuar”, ka thënë Gjergji. “Historia kristiane është më e fortë se historia otomane”, ka shtuar ai, duke folur për Washington Post. Gjergji ka thënë se është mjaft i kënaqur me rritjen që ka shënuar religjioni katolik në vitet e fundit. “Jemi shumë të kënaqur për shkak se në këtë kohë pasigurie duhet guxim i madh që dikush të deklarohet se dëshiron të kthehet në rrënjët e veta”, ka thënë ai.

Image

Imzot Dodë Gjergji

Po ashtu, në Kosovë nuk mungojnë as familjet ku bashkëjetojnë dy fetë, ajo myslimane dhe katolike. Agron Bytyqi, ish-ushtar i UÇK’së, tani piktor dhe profesor i artit në Universitetin e Prishtinës, tregon se është rritur me babanë katolik dhe nënën myslimane. “Si fëmijë nuk e kam ditur se çfarë religjioni i përkas, por pasi jam rritur kam pasur lirinë për të zgjedhur njërën nga të dyja fetë”, thotë Agroni, i cili është pagëzuar tek në vitin 1995. Në anën tjetër, feja katolike njeh edhe “Laramanë”, të cilët e fshehin besimin e tyre të vërtetë. Epiqendra e këtij komuniteti është në lindje të Kosovës. Gjysma e shtëpive të fshatit Zhegër janë laramanë, për shembull. Ata nuk kanë kishë në fshat, por janë të njohur për ndezjen e qirinjve dhe lutjes në shtëpi sipas traditave katolike. Një “Laraman”, Rexhep Sejdiu, jeton në Zhegër që 38 vite dhe është pronar i një pompe të benzinës. “Ndjehem katolik”, ka thënë ai, duke shtuar se shumë rrallë e diskuton çështjen e religjionit jashtë familjes së tij. Ai e viziton kishën në Jakaj fshehurazi gjatë natës ndërsa ditën bëhet mysliman. “Laramanët frikësohen të deklarohen si katolikë”, ka thënë prifti. Sipas priftit, kjo ndodh sepse nëse e bën publik që i takon besimit katolik mund të shkaktojë probleme, një ndër të cilat është privimi nga martesa i fëmijëve të tyre. “Laramanët” nuk deklarohen si katolikë për shkak se mendojnë se nuk do të mund të jetonin në stilin e jetës që dëshirojnë.

SHPËRNDAJE