Deputetët e Kuvendit të Kosovës po deklarohen jashtë rendit të ditës. Ismet Beqiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës iu është përgjigjur Glauk Konjofcës për akuzat që i ka drejtuar në adresë të opozitës. “Konjufca në deklarimin e tij shpifi, ai mund të fol vetëm në emër të Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Beqiri.

“LDK ka thënë vazhdimisht se dialogu me Serbinë duhet të ndodhë, mirëpo me obligime në mënyrë që mos të preket sovraniteti dhe në fund Kuvendi të vendos për çdo marrëveshje që arrihet mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.

Edhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi shprehu mospajtimin me deklaratat e Konjufcës për opozitën.

“Edhe unë s’pajtohem me atë që tha Glauku, gratis. Unë nuk besoj që ka shërbime gratis”, tha Krasniqi.

Ndërkohë, gjatë vazhdimit të deklarimeve të lira, deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu akuzoi televizionin publik, për shkelje të Ligjit për RTK-në, duke i bërë thirrje Bordit të RTK-së që të kontrollojë dhe penalizojë shkelësit, ndërsa nga Kryesia e Kuvendit i bëri thirrje që të kërkojë llogari çka po ndodhë me menaxhmentin e RTK-së.

Ndryshe, Kuvendi në rend dite ka për shqyrtim të parë tri projektligje, Projektligjin për investimet e huaja, atë për Avokaturën Shtetërore dhe Projektligjin për Agjencinë e Regjistrimit Civil. Po ashtu, në rend dite është edhe ratifikimi i vendimit të Qeverisë për themelimin e Universitetit të Prizrenit dhe të Universitetit të Pejë

SHPËRNDAJE