Lideri i serbëve të veriut Oliver Ivanoviq ka vdekur në spitalin e Mitrovicë

s pasi që në të është gjuajtur me armë zjarri para zyrës së tij.

Sipas burimeve nga Mitrovica Ivanoviq ka ndërruar jetë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t’ia shpëtuar jetën

Këto burime bëjnë të ditur se në Lagjen e Doktorëve që gjendet në pje

 

sën veriore është gjetur e djegur një veturë e tipit Opel Astra që dyshohet se sulmuesit e kanë përdorur me rastin e atentatit ndaj Oliver Ivanoviq.

Nga Policia nuk kanë konfirmuar për vdekjen e Ivanoviqit, por kanë thënë se gjithçka do të dihet nëpërmjet komunikate për media.

Plagoset me armë zjarri Oliver Ivanoviq

Sot në mëngjes para zyrës së tij në veri të Mitrovicës raportohet se është sulmuar me armë zjarri lideri i serbëve të Mitrovicës Oliver Ivanoviq.

Sipas burimeve nga veriu i Mitrovicës raportohet se Ivanoviq është dërguar në spital dhe jeta e tij është në rrezik.

Policia konfirmon vetëm se Ivanoviq është dërguar në spital dhe nuk ka më shumë informata se me çka është sulmuar.

Zëvendësdrejtori i Policisë së veriut të Mitrovicës Besim Hoti konfirmon për Kp se deri më tani e kanë informatën se ai është dërguar në reanimacion në spital por më shumë informata nuk ka.

SHPËRNDAJE