Bujanoc 11 prill
Në Bujanoc sot ka ndodhur një ngjarje e rëndë me çrast është vrarë  I.Bektashi 53 vjeçar nga fshati Nesalcë e komunës së bujanocit.Sipas informacioneve jozyrtare,vrasja ka ndoshur për motive  hakmarrjeje .Cështë e vërteta, në rrugën e Kosovës në qytetin e Bujanocit drejt fshatit Tërrnoc, sot rreth orës 14:30 është vrarë I.Bektashi (53 vjeçar) nga  Nasalca e Bujanocit.
Siç ka deklaruar zëdhënësi i drejtoratit të policisë në Vranjë Dragan Stamenkoviq, në rrugën e Kosovës, afër numrit 24, me disa plumba ka gjuajtur Imer L., gjithashtu 53 vjeçar po nga i njejti fshat. I dyshuari për vrasje, pas gjuajtjes, ka mbetur në vendin e ngjarjes dhe ka pritur policinë.
Një dëshmitar okular, ka thënë për medie se bëhet fjalë për gjakmarrje, për të cilën hakmarrje është pritur 34 vite.
I.Bektashi në vitin 1978 ka vrarë vëllaun dhe djalin e axhës së Imer L, ndërsa babain e tij e ka lënduar rëndë, ku pas kësaj vrasje ai ka ikur në Kosovë dhe atje ka jetuar.
Sipas tij, Imeri ka jetuar dhe punuar në Zvicër, ku edhe gjatë kësaj kohe ai ka qenë në pushim në vendlindje, dhe sot, rastësisht e ka takuar në qendër të Bujanocit Bektashin.Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur gjtihë banorët e këtij rajoni.
A.Jusufi
SHPËRNDAJE