Ministri i informacionit të Këshillit Kombetar Tranzicional të Libisë, Mahmud Shamam, dhe zëdhënësat Abdel Hafiz Goga e Abdullah Berrasali, thanë se është vrarë Muamer Gadafi.

http://www.botasot.info/img/vritet-gadafi.jpgRrjetet e ndryshme televizive transmetuar fotografi, në të cilat shihet trupi i pajetë i Gadafit.
* * * * *

CNN po citon një televizion të Libisë të ketë raportuar se është zënë në Sirte presidenti i dëbuar i këtij shteti, Muamer Gadafi.

Mirëpo, as CNN e as BBC nuk kanë mundur të konfirmojnë raportet në fjalë.

Kohë më parë, komandatët e vijës së frontit në Sirte thanë se forcat e përkohshme qeveritare të Libisë kanë marrë kontrollin mbi bastionin e fundit të luftëtarëve të presidentit të dëbuar, Muamer Gadafi.

Kreu i operacioneve në pjesën lindore të qytetit, Junus Ali Abdali, i tha Reutersit se “është liruar Sirte” dhe se forcat janë duke i ndjekur luftëtarët e Gadafit që po përpiqen të ikin.

Një komandat tjetër i frontit, Husein Abdel Salam, i tha AFP-së se forcat e tij “janë duke e zbatuar një operacion pastrues” dhe se së shpejti qyteti do të jetë tërësisht i lirë.

SHPËRNDAJE