Vriten dy ushtarë serbë në kufi me Kosovën

Ministria serbe e mbrojtjes njoftoi se sot janë vrarë dy ushtarë serbë gjatë shpërthimit të një bombe të vjetër të NATO-s njoftojne mediat serbe.

Sipas ministrisë serbe, dy ushtarët,  humbën jetën duke e pastruar një fushë nga minat që kishin mbetur nga lufta e vitit 1999 në Kosovë.

Incidenti thuhet se ndodhi në afërsi të një barrake ushtarake në Malet e Kopaonikut në kufirin Serbi-Kosovë.

Qindra fusha të minuara ku ende gjenden bomba të pashpërthyera kanë mbetur në Serbi pas fushatës 78 ditore të NATO-s, e cila u dha fund sulmeve të ushtrisë serbe mbi popullatën e Kosovës.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni