FUSHË-KRUJË – Ka qenë periudha kur sapo kishte filluar të binte errësira pas një dite të trazuar përmbytjesh momenti i shfrytëzuar për të kryer një vrasje në qytetin e Fushë-Krujës.

Krujë , dhjetor

(AIK-Presheva Jonë)

Rreth orës 17:50, sipas dëshmitarëve që kanë qenë në afërsi të tregut industrial të këtij qyteti, janë dëgjuar të shtëna arme dhe kur njerëzit janë afruar në drejtim të krismave, kanë gjetur të përgjakur 38-vjeçarin Ardian Kadiu. Ata e kanë marrë viktimën dhe e kan

ë dërguar për në qendrën shëndetësore të Fushë-Krujës dhe mjekët kanë rekomanduar që ta nisin për në Spitalin Ushtarak të Tiranës për të mundësuar dhënien e ndihmës së shpejtë me qëllim daljen nga rreziku. Mirëpo plagët e marra kanë qenë vdekjeprurëse dhe rruga e rënduar në trafik ka bërë që 38-vjeçari të arrijë me vonesë në spital dhe viktima ka humbur jetën me të mbërritur në këtë spital. Policia e mbërritur në vendngjarje është shprehur se në momentin që është qëlluar 38-vjeçari Kadiu ishte duke ecur i vetëm, ndërsa ndaj tij është zbrazur një breshëri plumbash.

Hetimi
Janë disa pistat e ngritura për vdekjen e 38-vjeçarit Ardian Kadiu. Gjithsesi, burime nga policia thonë se kryesore mbetet një vrasje për të cilën viktima ishte dënuar kohë më parë. Bëhet fjalë për vrasjen e shtetasit Naim Çela, shofer i një furgoni, ngjarje e ndodhur rreth 5 vjet më parë. Në këtë kohë mësohet se Çela kishte hyrë për të ndarë një sherr mes Kadiut dhe një personi tjetër nga qyteti i Fushë-Krujës. Në këtë sherr, i treti kishte mbetur viktimë, duke u vrarë nga Kadiu me pistoletë. Në atë kohë mësohet se 38-vjeçari është dënuar, por më pas liruar nga burgu. Kjo shihet edhe si një nga pistat kryesore të policsë, gjithsesi nuk përjashtohet edhe ndonjë konflikt i lindur për biznes apo konflikt tjetër i mëparshëm.

Vrasja
Ardian Kadiu është ekzekutuar në orën 17:50 të së premtes në kushtet e errësirës së plotë. Policia ka njoftuar se ai ka qenë duke ecur kur është qëlluar me breshëri, duke i shkaktuar plagë të rënda. Burime zyrtare të policisë së Krujës bëjnë të ditur se në momentin e vrasjes viktima ndodhej vetëm. Sipas dëshmive të mbledhura në vendngjarje, autorët e krimit kanë shfrytëzuar errësirën dhe janë afruar nëpër argjinaturën e lumit Zezë, pa u vënë re nga askush dhe menjëherë kanë qëlluar shënjestrën e tyre. Në polici janë shoqëruar rreth 20 vetë, por të dhënat e hetimit deri në orët e vona të natës kanë qenë tepër të rezervuara lidhur me autorësinë e mundshme të vrasjes.

SHPËRNDAJE