Grupi hetimor i ngritur për vrasjen e shtetasit Arjan Selimi, i njohur edhe me emrin Armando Andoni, bashkëshorti i Inis Gjonit, zhvilloi dje një analizë të çështjes në prokurorinë e Tiranës.

Prokurorë dhe ekspertë të policisë kanë analizuar të dhënat e mbledhura deri tani në një takim që ka zgjatur mëse 30 minuta ditën e djeshme në Tiranë.
Sipas burimeve zyrtare nga hetimi mësohet se pista kryesore për vrasjen e Arjan Selimit, është implikimi i tij në trafikun e drogës dhe më konkretisht, ekzekutimi nga grupet rivale për shkak të konkurencës në kontrollin e linjave të trafiqeve.

I meparshem: Policia e Tiranës e ka pasur të pamundur sot gjatë gjithë ditës të administrojë dëshminë e Inis Gjonit në lidhje me vrasjen e partnerit të saj Arjan Selimi (Armand Andoni).
Policia por edhe media kishte paralajmëruar se sot, Inis Gjoni mund të paraqitej për të dhënë deklarime ose policia do të shkonte në banesën e saj për ta pyetur në lidhje me vrasjen e 37-vjeçarit Arjan Selimi.
Mirëpo kjo nuk ka ndodhur dhe shkak ka qenë gjendja jo e mirë shëndetësore e Inis Gjonit e cila është 6 muajshe shtatzënë. Dëshmia e Inis Gjonit konsiderohet e rëndësishme për hetimin për shkak se ajo ka qenë njeriu më i afërt i Arjan Selimit i cili mund ti ketë besuar të shoqes ndonjë shqetësim.
Arjan Selimi u vra mbrëmjen e te henes se kësaj jave djersa policia ende nuk ka asnjë te dyshuar ne lidhje me krimin. Per veprime verifikuese jane shoqeruar nderkohe rreth 20 persona.

SHPËRNDAJE