Vrasësi i Salihut është Gani Sahiti

 Rreth orës 10 të mëngjesit të sotëm, në zyrën e tij në ndërtesën e re të Komunës së Prishtinës, është vrarë drejtori i Drejtorisë për Arsim, Remzi Salihu.

Mësohet se dorasi i kësaj vepre makabre është arsimtari i Biologjisë, Gani Sahiti, nga fshati Graxhenik, komuna e Kamenicës, i cili ka pretenduar të jetë Drejtor i shkollës në fshatin Dabishevc. Mos zgjedhja e tij në këtë post, thuhet se e kanë detyruar deri tek akti.

http://www.botasot.info/img/ganiu-remziu.jpgPas kësaj ngjarjeje policia e Kosovë ka arrestuar një person, që dyshohet të ketë shtënë në të ndjerin Salihu, dhe ka konfiskuar një armë.
“Policia ka marrë një informatë se rreth orës 10:00 ka ndodhur një vrasje në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Një person është arrestuar dhe ne jemi duke punuar për rastin”, ka thënë zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Ai ka thënë se tash për tash është herët të flitet për motivet e vrasjes dhe se ende mbetet e panjohur mënyra se si ka arritur që personi të futet në objektin e Komunës i armatosur. Dyshohet se vrasësi është një mësimdhënës nga një shkollë në fshatin Dabishevc. Po ashtu dyshohet se vrasja është kryer për motive, të cilat kanë të bëjnë me punësim.
Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit të Prishtinës, Remzi Salihu është qëlluar me armë zjarri të hënën rreth orës 10 të mëngjesit në zyrën e tij.

Burime brenda Komunës u kanë thënë medieve se ai është vrarë.

Sipas këtyre burimeve, dyshohet se shkak i vrasjes është çështja e punësimit. Pohohet se autor i vrasjes është drejtori i shkollës në fshatin Radishevc të komunës së Prishtinës dhe ai është vetëdorëzuar.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni