(AIK-PreshevaJone)

Deputetët maqedonas Aleksandar Nikolovski dhe Igor Ivanovski do ta përkrahin raportin e Dik Martit, vetëm nëse pranohet amendamenti i kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, njoftuan për “Lajm” burime partiake nga dy partitë më të mëdha maqedonase. Në atë rast

“Në rast se pranohen këto amendamente edhe vetë deputetët nga Shqipëria kanë paralajmëruar përkrahje të raportit të Martit, prandaj nuk ka arsye që edhe deputetët tanë të mos e përkrahin në këtë rast. Nëse nuk pranohet ky amendament, atëherë secili deputet do të vendosë individualisht se si do të votojë”, deklaroi për “Lajm” një burim nga VMRO-DPMNE.

Deputetët Ermira Mehmeti-Devaja, Aleksandar Nikollovski (VMRO-DPMNE) dhe Igor Ivanovski (LSDM) të cilët janë anëtarë të delegacionit të Maqedonisë në Këshillin e Evropës, të martën (sot) pritet të realizojnë takim ku do të koordinohen lidhur me votimin për raportin e Dik Martit.

Më herët burime partiake për “Lajm” kanë informuar se nëse raporti i Martit nuk pëson ndryshime, deputetët maqedonas me siguri do të jenë të përmbajtur ndaj këtij raporti, kurse deputetja e BDI-së Ermira Mehmeti – Devaja do të votojë kundër.

SHPËRNDAJE