Vonesa e kryeparlamentares së Shqipërisë, Jozefina Topalli në konferencën dy-ditore për rritjen e rolit të gruas në qeverisje është pasuar me batuta mes kreut të opozitës, Edi Rama dhe ambasadorit të OSBE-së, Eugen Volfarth.

http://www.botasot.info/img/35Rama.JPGE pas mbërritjes së kryeparlamentares e cila u vonua pasi po zhvillonte një takim me një delegacion nga Kosova, “thumbimet” kanë vijuar mes saj dhe liderit të opozitës lidhur me integrimin e vendit.

Ka shërbyer edhe për shtensionim mes dy krahëve të politikës konferenca dyditor për rritjen e rolit të gruas në qeverisje, organizuar nga prezencac e OSBE-së.

Bllokimi i procesit të integrimit është përcjellë po me të njëjtën atmosferë me mbërritjen e Topallit.

Teksa po zinin vendet, Topalli i shprehu kreut të opozitës shpreson se tashmë do ta zhbllokojë procesin e integrimit, duke lejuar deputetët të votojnë ligjet me 3/5-at e votave.

Të dyja forcat politike, selia blu me anë të nënkryetares Topalli, dhe selia rozë me anë të kryetarit Rama, folën për përmirësim të pozicionit të gruas në forcat përkatëse politike, por punë për t’u bërë ende mbetet, të paktën të dyja palët janë dakort për aftësitë krijuese të gruas në familje, shoqëri dhe politikë.

Ambasadori Volfarth duke tërhequr vëmendjen dhe një herë për një rekëtim real të kuotave dhe frymës për të cilën ato janë vendosur në ligje uroi që zhvillime me produktive të shihet në të ardhmen.

Kjo batutë e kreut të opozitës erdhi si moment analize ndaj punës së ambasadorit Volfarth, i cili krahas angazhimit për sensibilizimin e shoqërisë për rritjen e rolit të gruas në vendimmarrje, në të vërtetë, kohën më të madhe ia kanë marrë vizita në zyrën e kryesocialistit, ku krahas ambasadorit amerikan dhe atij të BE, këmbëngulin për zhbllokim të situatës politike, dhënie fund të bojkotit, e rivendosje të dialogut politik, në interes të integrimit të vendit.

SHPËRNDAJE