Volfang Petritsch: Raporti i Dick Mary misterioz !




Gjenevë/OKB, 21 dhjetor  (AIK-Presheva Jonë)

 

Ambasadori austriak për Agjencine Informative Kombëtare

“Presheva Jonë”

 

Nefail MALIQI

 

Ambasadori austriak Volfgang Petritsch rreth raportit të Dick marty sot  për Agjencinë informative Kombëtare “Presheva Jonë”  ka deklaruar se  “Qeveria zvicerane bashkë me vendet e BE-së janë përgjegjëse dhe duhet të merren seriozisht, duke e shqyrtuar mirë raportin e Dick Marty se ku qëndron e vërteta apo kush fshihet pas këtyre akuzave kundër një qeverie të një shteti të ri në Evropë. Nëse, ndokujt i pengon shteti i Kosovës, ka metoda tjera për kundërshuar, por jo me këso sulmesh apo akuza, që më duken të pabaza.”

 

Se si e komenton raprtin e Dick Martyn i cili liderin e PDK-së Hashim Thaci e akuzon për “trafik organesh” ambasadori austriak, njëherit ish-drejtuesi i BE-së në konfrencën e Rambujes për Kosovën për Agjencinë Informative Kombëtare “Presheva Jonë” është përgjigjur se “me mjaft shqetësime kam ndjekeur mediat botërore rreth shkrimeve ku akuzohet Hashim Thaci për “trafikim organesh”. Këto shkrime i kam pritur  me shumë skepticizëm dhe befasi se sa një risi, sepse këto akuza qe dhjetë vjet qarkullojnë lartë e poshtë..dje nga Beogradi e Moskava e sot për cudi nga një senator zviceran ?! Prandaj, sipas diplomatit austriak “akuzat e Dick Marty dhe ky raport duken shumë misterioze, aq më tepër kur dihet se në rajon këto vitetet e fundit veprojnë NATO, Kombet e Bashkuara, Misione të ndryshme të vendeve botërore, EULEX dhe polici tjera ndërkombëtare…dhe mendoj se ka pasur kush të merret me akuza apo hetuesi kundër Hashim Thacit…”

Madje për ambasadorin austrika Volfgang Petritsch “Qeveria zvicerane bashkë me vendet e BE-së janë përgjegjëse dhe duhet të merren seriozisht, duke e shqyrtuar mirë raportin e Dick Marty se ku qëndron e vërteta apo kush fshihet pas këtyre akuzave kundër një qeverie të një shteti të ri në Evropë. Nëse, ndokujt i pengon shteti i Kosovës, ka metoda tjera për kundërshuar, por jo me këso sulmesh apo akuza, që më duken të pabaza.”  

Ne përkrahim cdo angazhim të komuniteti ndërkombëtar, pra edhe të Zvicrës në luftë kundër krimit të organizuar apo ndriqimin e  krimeve gjatë luftës së fundit në Ballkan, pra edhe në Kosovë, por natyrisht vetëm me fakt dhe pakurrëfarë prapavije.  Prandaj, vendet e BE-së edhe Zvicra duhet të ketë kujdes me ket raprot të Dick Marty për të mos u kompremetuar dhe për t’mos hum,bur imazhin. z.Petritsch në fud shprehet për agejncinë  tonë se “ky raport i Dick Marty, duket se ka nisur në rend të parë me sherr, duke frenuar procesin e dialogur mes Prishtinës dhe Beogradit  i cili mezi pritej të fillonte tash pas zgjedhjeve në Kosovë…”


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni