VMRO-DPMNE ditëve të fundit po realizon punësime masive nëpër institucionet qeveritare dhe ndërmarrjet publike, duke anashkaluar partinë shqiptare të koalicionit BDI.

Akuzat për punësimet masive kanë pasuar nga partia opozitare maqedonase LSDM, e cila ka theksuar se partia e kryeministrit Nikolla Gruevski po realizon punësime masive të njerëzve të afërt dhe aktivistëve partiak.

“VMRO-DPMNE po vijon në forma të ndryshme të angazhojë dhe të punësojë njerëz të afërt nëpër institucione qeveritare, ministri dhe ndërmarrje publike. Në këto raste janë të punësuar familjar dhe miq të anëtarëve të lartë të VMRO-DPMNE-së dhe kryeministrit Nikolla Gruevski”, akuzoi Darko Davitkovski, kryetari i forumit rinor të LSDM-së.

Agjencia e lajmeve INA mëson se ditëve të fundit janë punësuar qindra aktivistë të VMRO-DPMNE-së nëpër ministri dhe ndërmarrje publike që kryesisht udhëheqin kuadrot e kësaj partie.

SHPËRNDAJE