Vlorë: Arrestohet një hungarez për pastrim parash

Një shtetas hungarez është arrestuar nga policia e Vlorës i akuzuar për evazion fiskal dhe pastrim parash.

http://www.botasot.info/img/pranga-4.jpgArrestimi është bërë mbrëmë nga ana e Sektorit Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë, në kuadër të operacionit policor të koduar “ANTED”. “Si rezultat i këtij operacioni të cilit u bë arrestimi i shtetasit hungarez: Laszlo Vincze, vjec 55, lindur në Szekszard Hungari, me shtetësi dhe kombësi hungareze dhe banues në Vlorë”, thuhet në deklaratën e policisë.

Sipas policisë, ai kishte leje qendrimi në Shqipëri dhe jetonte në Vlorë prej dy vitesh, ku edhe kishte ngritur një firmë fantazmë marketingu. Firmë, që dyshohet se e ka përdorur për pastrimin e parave.

“Laszlo Vincze ndodhej në qytetin e Vlorës prej 2 vjetësh me leje qëndrimi dhe punësimi ku kishte krijuar firmën e vet ELVIS L&M sh.p.k e cila dyshohet të jetë përdorur për pastrim parash” thuhet në deklaratë.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni