Këngëtarja 24-vjeçare rrëfen se tekstet e saj i referohen pakënaqësive që ka në shtrat

Rihana sërish në qendër të thashethemeve rozë. Në një intervistë, këngëtarja ka deklaruar se ka disa “pakënaqësi” në shtrat… ndoshta është një mënyrë e re për të qenë sërish në qendër të vëmendjes, por Rihanna ka vendosur të shpjegojë përse shkruan shpesh tekste këngësh që lidhen pak a shumë me sferën seksuale.
Në një interviste për “Sun”, këngëtarja 24-vjeçare ka pranuar se tekstet e këngëve të saj shërbejnë për të kompensuar në një farë mënyre, të gjitha pakënaqësitë që ka në dhomën e gjumit.  Albumi im i fundit, ashtu si dhe të mëparshmit, rrëfejnë atë që ç’ka përjetoj dhe mendoj unë realisht në momentin që shkruaj këngët”, ka thënë Rihanna, duke shtuar se në këtë moment të jetës nuk duket se ka shumë “aksion” në planin intim e kjo transmetohet nga këngët e saj. Ylli, i lindur në ishujt Barbados, ka pranuar se “mendimet negative” që ka nisur të ketë për shkak të mungesës së aktivitetit seksual kanë ndikuar në shkrimin e albumit të saj të fundit që përmban këngë hit si: “We Found Love” e “Watch n’ Learn”.
Ndërkohë ajo ka siguruar se është shumë e zonja dhe kreative në shtrat, por shton se: “Shpesh herë njerëzit bëjnë gjithçka për të kënaqur tjetrin dhe harrojnë të marrin kënaqësi për veten. Besoj se cilësitë e mia më të mira janë shkathtësia dhe spontaniteti, rrezikoj pa pasur frikë. Për mua seksi është pushtet”.
2 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)
SHPËRNDAJE