Serbia vazhdon t’i trajtojë kriminelët e luftës si “model” që duhet ndjekur nga gjeneratat e reja. Ata i ka rehabilituar edhe në pozita të larta udhëheqëse.

Së fundi, gjenerali serb nga lufta në Kosovë, Vladimir Lazareviq, mbajti ligjëratën e parë para kadetëve të Akademisë Ushtarake në Beograd, me temën “heroizmi dhe njerëzimi i ushtarëve serbë gjatë operacioneve kundër terroristëve në Kosovë në vitet 1998-1999 dhe bombardimet e NATO-s në Jugosllavi”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Gjenerali në pension Lazareviq, i cili u prit si hero pas kthimit nga burgu në vitin 2015, ishte dënuar nga Tribunali i Hagës me 15 vjet burgim, për përgjegjësi komanduese për krime lufte në Kosovë. Ai para Akademisë u prit nga Toga e Nderit me nderime të larta dhe flamuj.

“Merre si ta marrësh, ishte profesionale dhe për mua sentimentale”, citohet të ketë deklaruar pas ligjërimit gjenerali serb. Bëhet e ditur se ligjërata e komandantit të Korpusit të Prishtinës u ndoq edhe nga shoku i tij i luftës, aktualisht shef i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Serbe, gjenerali Lubisha Dikoviq, si dhe eprorët e tjerë të Ushtrisë së Serbisë

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/rehabilitimi-i-krimineleve-460439/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

SHPËRNDAJE