Viti 2012 mund të jetë përfundimisht viti i integrimit evropian i Shqipërisë. Ky ka qenë mesazhi që Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule ka përcjellur në samitin e përvitshëm për Ballkanin që organizohet në Bruksel nga “Friend of Europe”.

http://www.botasot.info/img/StefanFule24.jpg“Jam i inkurajuar nga konsensusi i arritur në Shqipëri për te realizuar një sërë reformash. I bëj thirrje mazhorancës dhe opozitës që të ruajnë këtë dialog politik konstruktiv dhe të krijojnë një momentum të ri drejt integrimit evropian. 2012 mund të jetë përfundimisht viti i mundësisë për Shqipërinë”, ka deklaruar Fule.

Ndërkohë, ministrja Majlinda Bregu prezente në këtë takim, ka përçuar mesazhin e besimit se forcat politike në Shqipëria kanë të gjitha mundësitë për t’ia dalë mbanë me zbatimin e 12 rekomandimeve të Komisionit Evropian (KE) deri në mars. Nëse arrihet zbatimi i 12 rekomandimeve, Fule premton edhe hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë.

« Nëse zbatohen 12 rekomandimet, ne kemi mundësinë që të rekomandojmë përveç statusit e kandidatit edhe hapjen së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Nëse progresi nuk është aq i madh, do rekomandojmë së paku statusin e kandidatit. Nuk planifikoj tani, që të trajtoj këtë çështje përveçse në dhjetor të 2012, duke u shprehur paraprakisht në tetor gjatë shpalljes së progrès-raportit. Por jam gjithashtu një nga ata që thonë : kurrë mos thuaj kurrë”, është shprehur Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule.

Në sesionin tretë të rajonit të Ballkanit është diskutuar edhe ndryshimi i rajonit në këto 20 vjet. Kryeprokurorja Ina Rama prezente në takim ka thënë tashmë, se Shqipëria përballet me të njëjtat probleme në sistemin e drejtësisë si vendet e tjera tê rajonit, por që institucioni i prokurorisë ka krijuar pavarësinë e tij, pavarësisht përplasjeve me politikën për dosje të ndryshme.

Samiti për Ballkanin ka nënvizuar se zgjerimin nuk mund të bazohet vetëm në kushtëzim, por duhet të nxisë optimizmin në Ballkan për integrim të shpejtë.

SHPËRNDAJE