Spanja “asfaltoi” Arabinë Saudite 5-0 në miqësoren e luajtur në Galicia në Estadio Municipal de Pasarón por krahas rezultatit dhe lojës së mirë, lajmi më i mirë për tifozët spanjollë dhe Del Bosquen ishte rikthimi në fushë madje me gol i David Villas. Sulmuesi i Barçës që po rimerr ngadalë veten nga dëmtimi, u aktivizua 17 minutat e fundit të takimit, ndërsa realizoi me 11-metërsh golin e 4 të takimit. 30-vjeçari nuk e fsheh lumturinë për golin dhe aktivizimin:“Pas shumë kohësh mungesë, jam shumë i lumtur që jam sërish në kombëtare dhe mes shokëve të skuadrës. Më ka munguar shumë Spanja, stërvitja me lojtarët. Nuk dua të shikoj pas.”

David Villa i mungonte Spanjës që prej Dhjetorit të kaluar kur sulmuesi theu ligamentet e gjurit, dëmtim që e la jashtë Euro 2012.

Krahas tij, një tjetër lojtar festoi te Spanja. Fernando Torres ndaj Arabisë Saudite luajti ndeshjen e 100-të me “La Rojan” duke u bërë i 6 në këtë kombëtare që arrin këtë shifër, Casillas (138), Zubizarreta (126), Xavi (115), Xabi Alonso (103) dhe Raúl (102).

SHPËRNDAJE