Në Shënkonll të Lezhës, banorët po përjetojnë momente hidhërimi nga tragjedia e tre ditëve me parë në Xhenova të Italisë.

http://www.botasot.info/img/Lezha.jpgNëna dhe dy fëmijët të cilët u bënë viktima të përmbytjes janë banorë të këtij fshati, banorët e të cilit nga momenti i mbërritjes së lajmit po ngushëllojnë të afërmit e Shpresa Djala dhe dy vajzave të saj 11 muajshe dhe tetë vjeçe.

Trupat e të pajetëve pritet të vijnë sot në vendlindje ku dhe do të organizohet ceremonia mortore. Të premten uji dhe balta që brenda pak minutash përfshinë qytetin, i morën jetën gjashtë personave, tre prej të cilëve shqiptarë.

Nëna e re, Shpresa Djala 28 vjeç dhe dy vajzat e saj Janisa dhe Gioia, u nxorën pa jetë nga hyrja e një pallati ku ishin strehuar. Kryefamiljari Flamur Djala, prej 15 vjetësh me banim në Itali ku ka një firmë ndërtimi, ndodhet ende në gjendje traume.

SHPËRNDAJE