Videolojërat, fëmijë të fiksuar, prindër të shqetësuar!

Nga njëra anë fëmijët lënë kokën pas videolojërave, Playstation etj., dhe nga ana tjetër, janë prindërit që janë të shqetësuar, pasi sipas tyre, menaxhimi i kohës dhe aktiviteteve është shumë i rëndësishëm për ta.

Varësia ndaj internetit tashmë është një fenomen i pranuar edhe nga studiues të njohur, ndërkohë që gjithnjë e më shumë lojërave virtuale i janë shtuar fansat, madje flitet edhe për fëmijë të moshave të vogla.

Por problemi nuk qëndron në faktin se mund të përdoren herë pas here këto lojëra për tu argëtuar, por në faktin se gjithnjë e më shumë ato po vrasin atë kohë cilësore, që fëmijët mund të kalonin me prindërit, ndërkohë që shpesh edhe këta të fundit janë bërë shkak që të vegjlit apo të rinjtë ti përdorin ato.

Përballja mes prindërve dhe fëmijëve të tyre për t’i shpëtuar varësisë ndaj lojërave virtuale është një betejë e vazhdueshme.

SHPËRNDAJE