Victoria lind fëmijën më 4 korrik?

 

Victoria Beckham planifikon të lindë fëmijën e saj të katërt në ditën e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

David dhe Victoria e kanë përcaktuar edhe emrin e vajzës, e cila do te quhet Atlanta. 37 vjeçarja ka rezervuar një pjesë në spitalin e Portland në 4 korrik, një prej ditëve më të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Victoria dhe David e dashurojnë Amerikën, kulturën dhe njerëzit e saj. Gjëja më e rëndësishme është shëndeti i nënës dhe fëmijës ndërsa gjërat mund të ndryshojnë në minutën e fundit”, tha një mik i familjes.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni