Viagra, vetëm dy në muaj për të moshuarit

Të moshuarit mbi 60 vjeç nuk duhet të marrin më shumë se dy pilula viagre në muaj, propozuan autoritetet shëndetësore britanike.

Studimet kanë treguar se mjekimet me ilaçet që rrisin rendimentin seksual tek meshkujt, si Viagra, Levitra apo Cialis mund të krijojnë probleme të mëdha shëndetësore, sidomos në moshat e mëdha.

Vendimi për të kufizuar dhënien e këtyre ilaçeve nga farmacitë është propozuar pas provave se efektet anësore të mjekimit janë veçanërisht të ndjeshme për moshat e thyera.

Përdorimi i këtyre ilaçeve ndalohet tek personat që vuajnë nga diabeti, kanceri i prostatës, problemet me shtyllën kurrizore, parkinsoni, skleroza e shumëfishtë apo poliomeliti.

Sipas autoriteteve, vendimi nuk pritet të sjellë ndonjë pakënaqësi të madhe tek përdoruesit, duke patur parasysh që të dhënat europiane për meshkujt 40-60 vjeç tregojnë se ata kryejnë mesatarisht një marrëdhënie në javë, me intensitetin që bie dukshëm pas të 55-tave.

Gjithashtu, është sugjeruar që të hiqet praktika e këshillimit për problemet në kryerjen e marrëdhënieve seksuale. “Studimet kanë evidentuar se ndërhyrjet psikologjike si këshillimi dhe psikoterapia, së bashku me teknikat që ato parashikojnë, nuk kanë ndonjë efekt të rëndësishëm midis pacientëve”, shkruhej në dokument.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni