Sebastian Vettel ka lënë pas vetes shokun e tij, Mark Webber, i cili do të niset në krahë të tij në garën e sotme për Çmimin e Madh të Evropës, e cila fillon në orën 14.00.

Piloti i Red Bull-it, Sebastian Vettel, ka treguar ngasje shumë më të mirë se pilotë të tjerë dhe si rrjedhojë e kësaj edhe ka arritur i pari në cak në provat zyrtare të zhvilluara në Valencia të Spanjës. Vettel do të startojë i pari në garën e cila zhvillohet sot, në orën 14.00, në Valencia për Çmimin e Madh të Evropës. Vettel ka lënë pas vetes shokun e tij, Mark Webber, i cili do të niset në krahë të tij në garën e sotme. Në provat zyrtare është zhvilluar luftë e madhe se cili do të jetë i treti, i katërti dhe i pesti. Lewis Hamilton i McLaren-Mercedes është renditur në vendin e tretë duke qenë më i shpejt se sa Fernando Alonso (Ferrari), i cili është plasuar i katërti. Piloti Felipe Massa ka arritur të jetë i pesti, duke lënë pas vetes fituesin e garës së fundit në Montreal të Kanadasë, Jenson Button e McLaren-Mercedes-it. Button sot do të startojë nga pozicion i gjashtë, por i cili do të luftojë që të fitojë Çmimin e Evropës, por që do të ketë rivalë të mëdhenj në shteg siç janë Vettel, Hamilton, Alonso e Webber. Piloti gjerman, Michael Schumacher (Mercedes) nuk arriti më shumë se i teti në renditje, por që pret në garën e Valencisë të dëshmojë vlerat e tija.

Rezultatet

1. Sebastian Vettel (Red Bull) 1:36.975

2. Mark Webber (Red Bull) 1:37.163

3. Lewis Hamilton (McLaren-Mercedes) 1:37.380

4. Fernando Alonso (Ferrari) 1:37.454

5. Felipe Massa (Ferrari) 1:37.535

6. Jenson Button (McLaren-Mercedes) 1:37.645

7. Nico Rosberg (Mercedes) 1:38.231

8. Michael Schumacher (Mercedes) 1:38.240

SHPËRNDAJE