http://www.botasot.info/img/vv_fushekosove.jpgNë kuadër të aktiviteteve me rastin e 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje të dielën mbrëma organizuan një aksion simbolik në qendër të Fushë Kosovës, me ç’rast vendosën flamujt kombëtar në tërë hapësirën e rrethrrotullimit në shtyllat elektrike.

Aksioni ka qenë simbolik dhe përgjigje ndaj pushtetit të sotëm i cili me qëllim ose për shkak të neglizhencës, nuk kanë ndërmarrë asgjë që të shënojë si ditë feste datën më të rëndësishme në kalendarin e kombit tonë, thuhet në një komunikatë për media të Lëvizjes Vetëvendosje.

Para vendosjes së flamujve në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje u mbajt një takim ku morën pjesë aktivistë dhe qytetarë të komunës, me ç’rast është mbajtur një ligjëratë mbi historikun e shqiptarëve nëpër shekuj.

Njëherësh Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Fushë Kosovë, i uron 99-vjetorin e pavarësisë gjithë shqiptarëve.

SHPËRNDAJE