Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje realizuan të premten një aksion simbolik në bulevardin “Nënë Tereza” në kryeqytet, me ç’rast me fotografi të politikave kanë improvizuar Pasarelën e Hollivudit e të cilën për rastin e Kosovës e kanë quajtur “Pasarela e turpit”.

Sipas tyre, në fotografi paraqiten yjet e hajnisë së pronës publike, të mirëqenies së qytetarëve dhe të së ardhmes së Kosovës dhe atyre u prin kryeministri Hashim Thaçi dhe disa ministra.

Në mesin e atyre që nga Vetëvendosje konsiderohen si hajna të pronës publike, përveç kryeministrit Hashim Thaçi ishin edhe Besim Beqaj, Edita Tahiri, Bredri Hamza, Hajredin Kuçi dhe Bajram Rexhepi.

SHPËRNDAJE