Prishtine, 25 dhjetor (AIK-Presheva Jone / TCH)

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UCK-së, Muharrem Xhemajli ka deklaruar se brenda lëvizjes Vetëvendosje ka elementë sllavë.

Në një intervistë për “KTV”, Xhemajli ka akuzuar në mënyrë direkte liderin e lëvizjes, Albin Kurti, se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me eksponentë të shërbimeve sekrete serbe.

“Ai, pas luftës dhe lirimit nga burgu ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me inspektorë të shërbimit sekret serb dhe me anëtarë të forcave të armatosura serbe, si për shembull vëllezërit Dacic nga Klina”, ka pohuar Xhemajli.

Sipas tij, vëllezërit në fjalë janë njëri oficer i shërbimeve sekrete serbe, ndërsa tjetri oficer i forcave të armatosura serbe. Më tej ai ka shprehur keqardhjen që ish-luftëtarë të UCK-së sot janë anëtarë të vetëvendosjes, si dhe ka hedhur poshtë zërat se OVL po mbështet kryeministrin Hashim Thaci.

SHPËRNDAJE