Ajo është nëna më e vogël në Britaninë e Madhe, 93 cm e lartë. Djali i saj Aidan, vetëm 14 muajsh, është tashmë më shtatlartë se ajo. Amanda Moore, 25-vjeçe jeton në Hinkley, pranë Coventry-së, që vuan nga një çrregullim i rrallë që pengon rritjen fizike që nga foshnjëria.

Lindur me 14 eshtra të dëmtuara, Amanda dha dorëheqjen për të mos pasur fëmijë, pasi mjekët i kishin thënë se do të ishte shumë e rrezikshme për shkak të trupit të saj pak a shumë të vogël.

Por, pasi zbuloi se ajo është shtatzënë, 25-vjeçarja ka refuzuar abortin dhe ka lindur Aidan-in. Ndryshe nga Amanda, burri i saj Steven Fyfe, 20-vjeçar, është 1.85 m dhe prej tij Aidan-i ndoshta ka trashëguar gjatësinë.”Aidan-i po rritet shume shpejt, – ka cituar Amanda për revistën “Sun”, – e dija se do të bëhet më i gjatë se unë, por kurrë nuk e kisha menduar kaq shpejt. Ai është vetëm 14 muajsh”.

SHPËRNDAJE