Vendoset në trofeun “Berlusconi”

Për përforcimet eventuale te kampi i Milanit do të vendoset vetëm pasi të përfundojë turneun tanimë tradicional “Berlusconi”. Në këtë eveniment nga afër do ta përcjellë ekipin shefi i klubit, Silvio Berlusconi.

Trofeu Berlusconi duket se do të jetë pika vendimtare e merkatos së Milanit. Të djelën në mbrëmje në përfundim të sfidës me Juventusit është në program një takim i rëndësishëm për të përcaktuar strategjinë e fundit të merkatos. Presidenti Silvio Berlusconi ka konfirmuar prezencën e tij në San Siro ku pas ndeshjes do të kryejë një takim me administratorin e deleguar Adriano Galliani me të cilin do të vendosë lëvizjet e fundit që do të bëjë klubi kuqezi në merkaton verore. Në këto javë të fundit është dukur qartë prioriteti dhe linja që po ndjek klubi, jo shpenzime të mëdha dhe sa më shumë kursim. Jo rastësisht presidenti Berlusconi në intrevistën e tij të fundit ka argumentuar deri në detaje zgjedhjen për të ndryshuar faqe me shitjen e Thiago Silva dhe Ibrahimovic. Një dopio lamtumirë e dhimbshme e justifikuar me nevojën për të rregulluar bilancin e klubit por edhe me krizën e përgjithëshme që ka prekur edhe familjen Berlusconi që e ka të vështirë të investojë aq shumë para cdo vit.

Me këtë strategji është e qartë se Milan nuk mund të bëjë shpenzime të mëdha që do të kalonin bilancin që më shumë vështirësi u rregullua pas shitjeve të lojtarëve më të mirë dhe uljes së pagave. Ja përse nevojitet një takim dhe një rruge e lirë në merkato nga presidenti për një buxhet ekstra që do mbyllte merkaton me përforcimet e fundit që kërkon trajneri Allegri. Objektivi më ambicioz mbetet rikthimi i Kakasë por që ësjhtë një operacion shumë i vështirë për tu realizuar për shkak të pengesave financiare. Galliani ka nevojë për dorë të lirë nga Berlusconi për të kuptuar me të vërtetë se deri ku mund të arrijë Milani me ofertat e tij. I njëjti diskutim vlen edhe për sulmin. Në listën e kuqezinjëve tani kanë mbetur vetëm 2 emra: Matri dhe Boriello ku vecanërisht paga e juventinit e vështirëson më shumë këtë tratativë. Sigurisht lëvizjet e kuqezinjëve në dhjetë ditët e fundit të merkatos do të varen shumë nga cfarë do të prodhojë takimi i të djelës në mbrëmje.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni