Marre nga SHQIP / Shkruan: Nefail MALIQI

Paneli i Kombeve të Bashkuara

 

Mbyllja e “TV Mitrovicës” në vitin 2008 ka qenë shkelje e ligjit nga ana e Kryeshefes ekzekutive të Komisionit të Pavarur për Media e për më tepër, shkelje flagrante e të drejtave të njeriut. Kështu ka vendosur Paneli i Kombeve të Bashkuara.
Paneli unanimisht ka konstatuar se ka pasur një shkelje të nenit të protokollit, të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe disa konventave të tjera ndërkombëtare.

Në arsyetimin e tij Paneli i Kombeve të Bashkuara konstaton se:
Në asnjë nga këto shkrime, ose në ndonjë artikull tjetër të ligjit nuk përmendet mundësia e Këshillit që të delegojë ndonjë nga kompetencat e tij te shefja ekzekutive.
Paneli konsideron se nga interpretimi i saktë dhe fryma e Ligjit për Media del se Këshilli i delegoi në mënyrë të paligjshme pushtetin e tij në lidhje me lëshimin e vendimeve për të gjitha veprimet dhe vendimet shefes ekzekutive. 
Paneli vëren se PSSP-ja pajtohet se delegimi i tillë i pushtetit ishte i paligjshëm.
Meqenëse vendimi për konfiskim, i lëshuar nga shefi ekzekutiv më 28 dhjetor 2007 ishte i bazuar në një ngarkim të paligjshëm të pushtetit tek ajo..
Edhe pse “TV Mitrovica” kishte rimarrë licencën e saj në fund të vitit 2008, pronari i saj kishte vazhduar me ankesat e veta në të gjitha instancat gjyqësore vendore e ndërkombëtare. Pasi që të gjitha instancat gjyqësore vendore nuk i kishin zgjidhur problemin, ai i ishte drejtuar edhe atyre ndërkombëtare dhe më në 
fund kishte dalë fitues. Problemi mes “TV Mitrovicës” dhe KPM-së kishte lindur kur ish-komisioneri Bob Gillete i kishte reduktuar TV Mitrovicës zonën e mbulueshmërisë, duke ia ndaluar mbulimin me valë të saj të qytetit të Pejës dhe Ferizajt në çka TV Mitrovica ngulmonte se kishte të drejtë. Për këtë shefja ekzekutive e KPM, Naile Selimaj-Krasniqi i pat marrë licencën dhe konfiskuar pajisjet gjë që paneli i Kombeve të Bashkuara e konsideron si akt të paligjshëm veprimin e zonjës 
Selimaj-Krasniqi.

SHPËRNDAJE