Gjenevë, 21 maj  -Siq kemi njoftuar dje  në një atmosferë festive, me recitimin e vargjeve kuranore dhe intonimin e himnit kombëtar, banorët e Gjenevës dhe xhematet e besimtarëve myslimanë nga Zvicra, në Plan-les-Ouates  përuruan xhaminë e re “Dituria”.

Bashkë me autoritetet zvicerane, në këtë ceremoni merrnin pjesë edhe Skënder Bruçaj, kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Naim Ternava, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës si dhe përfaqësues nga Maqedonia e Presheva, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Zvicra.

 

Maturantja në Gjenevë Tevide Maliqi nga Presheva me plise te bardhë shpërndanë flija nga Kosova Lindore.. 

Ceremoninë e hapjes së  kesaj  xhamie te re ne Gjenevë në prag te muajit te madherueshëm të Ramazanit qe do te jete 24 ore ne  shërbim për komunitetin shqiptar prej mbi 15 mijë personash që jetonë e punojne ne këtë kanton muarën pjese rreth dy mije per te cilet u shtrua dreke e darkë per mysafiret nga Shqipria, Kosove e Maqedonia dhe mbare shqiptaret nga Gjeneva e Zvicra qe kishin ardhur te ndjekin prerjen e shirit te  xhamisë se re. Sofra shqiptare u kthye me ilahi e kenge te bukura me qifteli.. Aty takuam edhe nje te re, nje maturane, studente e shkëlqyeshme ne kolegjin Sismondi ne Gjenevë Tevide Maliqi nga Presheva me plise te bardhë dukew shpërndanë flija nga Kosova Lindore..

Sipas agjenicisë se lajmeve “Presheva jonë” me 20 maj 2017, në ditën e shtune me rastin  e promovimit te xhamise ne Gjenevë u shprendane mbi nje mije  litra uje e lëngje tjera, u pjeken (ne natyre me saqë) dhe u ngrenë rreth 30 flija, pastaj mbi 20 bakllave e mbi nje mije petulla sarma, laknorë, pite etj.. cka shkaktuan kolona te gjata madje  edhe nga radhet e policisë dhe te huaj tjere tek te cilet paten rastin për “déguster” specialitetet shqiptare.

 

Sabit Elezi nga Zhegra patron i “La Rotonde de Baby-Plage Petite Restaurations” dhuroi mbi 1 mije akullore gratis për xhematin

Ne kete manifestim, ku muaren pjese edhe fëmijet, kesaj radhe jo se ishin harrur fëmijet , por i kishin gëzuar ata me 1000 akullore gratis.  Keto akullore u shperndane për 5-6 ore rresht nga firma bzinismenëve te suksesshëm ne Gjenevë, vëllezërit Sabit, Shaban dhe Mexhit Elezi nga Zhegra te cilet  hapjen e xhamise uruan duke gëzuar fëmijet dhe pjesemarrësit me akulloret e tyre te shijshme.

“Miku i mire nuk shifet vetem per dite te veshtira, pore dhe ne dite gezimi dhe feste. Siq po e shifni sot te gjthe jane te gezuar dhe festojne tempullin e ri te diturise dhe ardhmerise, hapjen e xhamise se re kete ne Gjenevë.  Gjithe këta fëmije, te rinje e te reja  dhe  xhematin deshëm t’i gezojme me keto akullore tona duke uruar dhe ndare gëzimin bashkarisht..” tha per agjencine e lajmeve “Persheva jonë” Sabit Elezi nga Zhegra patron i “La Rotonde de  Baby-Plage Petite Restaurations” ne Gjenevë.

Mr.Nazlie Hajdini nga Rahovica  e Preshevës duke vlertesaur alrt orgnazuesit e ketij venemnti kulturo e fetar, ajo qmoi lart pranine dhe angazhimin e femres shqiptare ne këte menifestim, qe sipas saj, vetem ne këtë  rruge ruhet identiteti kombëtar dhe feter,  qe dihmon edhe proceset e integrimit dhe tolerances nderfetare mes neve shqiptareve dhe zviceranëve, sepse nëse  nuk e don, nuk njeh veteveten, sigurisht as te huajt nuk mund  t’i duash e as t’i njohesh sa duhet..

“Per gjithe keta musafire shqiptare por edhe zvicerane dhe te huaj te feve dhe ngjyreve te ndryshme paten rastin te ushqehen,  shijojne e specialitet e shqiptareve, fale 200 firmave shqiptare qe nduhmuan deh financuan. Per këte ushqim te pergatitur mire padyshim do falenderuar edhe motrat dhe nenat shqiptare te cilat pergatiten per këte dite festive, Allahu  i shperblefte dhe  ja u pagoft mundin..” ka thëne për agjencine e lajmeve “Presheva jonë” i organizatorët.

Autoritetet zvicerane dhe policia e Gjenevës kanë shprehur mirënjohje për rregullin dhe disiplinën e treguar nga pjesëmarrësit gjatë kohës së përurimit. Krejt normale manifestimi kaloi pa kurrëfare problemi, sepse aty nuk u perdon as alkooli e as droga, tamam puna me pas ndonje incident edhe ketu?!..

SHPËRNDAJE