Veljanovski: Zgjedhjet më 5 qershor

 

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljnanovski nënshkroi sot vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, më 5 qershor. Shpallja e zgjedhjeve vjen një ditë pas shpërndarjes së Kuvendit.

“ Sovraniteti buron nga qytetarët dhe atyre u takon. Në fund të seancës së djeshme, Kuvendi vendosi se legjitimiteti i subjekteve politike parlamentare duhet të verifikohet nga ana e qytetarëve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare” deklaroi Veljanovski pas nënshkrimit të vendimit për shpalljen e zgjedhjeve.

Ai kërkoi nga të gjitha partitë politike që të angazhohen për zgjedhje të lira dhe demokratike ndërsa nga qytetarët që të dalin në zgjedhje për të vendosur se kujt do t’ia japin besimin dhe mandatin për të udhëhequr Maqedoninë në periudhën e ardhshme.

Zgjedhjet e 5 qershorit janë zgjedhjet e dyta të jashtëzakonshme, ndërsa gjithsej të shtatat parlamentare që nga pavarësia e Maqedonisë në vitin 1990.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni