Vdiq këngëtarja e operës frënge Jane Rhodes

 

Këngëtarja franceze e operës, Jane Rhodes, e njohur me rolin e saj si Carmen, ka ndërruar jetë të shtunën, në moshën 82-vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar bashkëshorti i saj. Rhodes ka ndërruar jetë në një spital në Paris, ku ka qenë e shtrirë duke trajtuar një sëmundje neurologjike. E lindur në vitin 1929 në Paris, Rhodes kishte bërë debutimin në operë në moshën 25- vjeçare, duke kënduar një pjesë të fuqishme që e kishte impresionuar audiencën.

“Roli i saj më i famshëm ka qenë Carmen në shtëpinë e operës ‘Garnier’ në Paris, ku unë isha dirigjent në nëntor të vitit 1959”, ka thënë bashkëshorti i saj, Roberto Benzi. Me pamjen e saj të bukur, Rhodes fitoi famë të madhe për rolin e Carmen dhe më vonë u angazhua në shumë opera të tjera, ndër të cilat ato të kompozitorëve, si George Bizet e Hector Berlioz.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni