Vdes pretendenti për mbret, Leka Zogu I

Ndërroi jetë në spital në moshën 72-vjecare pretendenti për fronin mbretëror, Leka Zogu I.

Pretendenti ndodhej prej ditësh i shtruar në spital në reanimacionin e neuro-kirurgjisë në spitalin e Tiranës.

Leka Zogu I u shtrua me urgjencë pak kohë më parë në gjendje kritike për jetën, por pak më vonë nisi të përmirësohej. Prej kohësh ka pasur probleme në rrugët e frymëmarrjes dhe nga anoreksia e theksuar. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, prej një kohe të gjatë ai ka shmangur daljet publike, apo intervistat në media, ndërsa përfaqësimin e tij në aktivitete të ndryshme e ka bërë i biri, Princi Leka.

Dy ditë më parë mjeku i njohur Mentor Petrela njoftoi se gjendja e pacientit ishte tepër e rëndë, sidomos pas arrestit kardiak që pësoi fundjavën e shkuar. (TCH)


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni