Zonjës Cliton dhe familjes Rodham po i arrijnë ngushllime nga personalitete të shteteve dhe organizatave ndërkombëatre. Një telegram ngushllimi sot ka nisur edhe agjencia informative “Presheva jonë” ne emër të stafit të saj dhe mbarë shqiptarëve në ballkan e gjetiu për humbjen e nënës së mikeshës sonë Hillary Clinton.

Gjenvë, 1 nëntor/ AIK-Presheva Jonë

Hillary Clinton anulon udhëtimet për shkak të vdekjes së nënës së saj

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Clinton e anuloi një udhëtim për në Londër dhe Turqi, për shkak të vdekjes së nënës së saj 92-vjeçare. Zonja Clinton e anuloi që mbrëmë udhëtimin, kur gjendja shëndetësore e së ëmës u rëndua. Fondacioni Clinton e bëri të njohur sot vdekjen e Dorothy Rodham, njofton VoA.

Dje zonja Clinton foli dje para Këshillit amerikano-turk në Washington. Ajo tha se Turqia duhet ta forcojë demokracinë, në se dëshiron të bëhet një vend me potencial të plotë ekonomik dhe në arenën  ndërkombëtare. Ajo tha se ekonomia e fuqishme turke mbështetet tek shkëmbimi i lirë i ideve  dhe tek sundimi i ligjit. Zonja Clinton tha se SHBA shspresojnë se procesi i reformës kushtetuese të Turiqisë do të përfundojë me një dokument i cili respekton të drejtat e njeriut dhe ato të pakicave. 

Zonjës Cliton dhe familjes Rodham  po i arrijnë ngushllime nga personalitete të shteteve dhe organizatave ndërkombëatre. Një telegram ngushllimi sot ka nisur edhe agjencia informative “Presheva jonë” ne emër të stafit të saj dhe mbarë shqiptarëve në ballkan e gjetiu për humbjen e nënës së mikeshës sonë Hillary Clinton.  Telegram ngushllimi i dergohet shefes së diplomacisë amerikane jo pse vetem ajo ishte mikeshë e shqiptarëve dhe ndihmoi clirimin e Kosoves deri tek pamvarësia, por për shkak se drejtuesi i agjencisë “Presheva Jonë” njihet personalisht me zjn.Clinton e cila disa here ka dhënë biseda apo deklarata për Kosovën apo shqiptarët.

“Zonja sekretare e shtetit Clinton, lajmin e vdekjes së nënës së juaj e kemi pranaur me keqardhje. Pranon i ngushllimet tona të sinqerta si redaksi por edhe në emër të Kosovës dhe gjithë shiptarëve si nga Lugina e nga mabrë ballkani dhe në botë…” , thuhet ndër tjera në telegramin ngushllues dërguar sot nga agjencia informative “Presheva jonë”  familjes Clinton dhe Rodham për vdekjen e së ëmës së Hillary Clinton, Dorothy.

SHPËRNDAJE