Vdes Ilia Zhitomirski

Autoritetet kanë njoftuar se Ilia Zhitomirski, 22 vjeçari bashkëthemelues i rrjetit social Diaspora, ka vdekur në Kaliforni gjatë fundjavës.

http://www.botasot.info/img/diaspora-zhitomirskiy.jpgMediat lokale kanë treguar se Zhitomirski mund të ketë bërë vetvrasje. Por, mjeku ligjor në San Francisko ka thënë se do të duhen disa javë për të saktësuar shkakun e vdekjes së 22 vjeçarit.

Zhitomirski së bashku me katër studentë amerikanë kanë themeluar rrjetin Diaspora vitin e kaluar, në përpjekje për të fituar fansat në këtë faqe që ngjason me rrjetin social Facebook.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni