Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës e njofton opinionin e gjërë se sot ndërroi jetë njëri ndër punonjësit e saj më të devotshëm, kolegu ynë dhe redaktori, Bardh Hamzaj.

Bardh Hamzaj fillimisht ne gazetari drejtonte gazetën studentore “Bota e re” e me vone për një kohë të gjatë kryeredaktor i së përditshmes “Zëri”, gazetar, publicist dhe shkrimtar i respektuar në të gjitha trojet shqiptare.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës dhe kryetari i saj, Prof. dr. Enver Hasani, i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Hamzaj për këtë humbje dhe të gjithë atyre që patën rastin dhe fatin e mirë të jenë bashkëpunëtorë të tij

SHPËRNDAJE