triumfFutbollisti i Ferronikelit, Triumf Shabani ka ndërruar jetë para pak orësh. Ai gjatë  kishte qenë agjërueshëm. Shabani ishte në fillimin e karrierës së tij, vetëm 20 vjeçar por vdekja e morri para kohe duke ia ndërprerë kështu ëndrrën në gjysmë. Ai me Ferronikelin këtë vit ishte fitues edhe i Kupës së Kosovës në futboll.

Prehu në paqe, Triumf !

 

NGUSHLLIME NGA BUJANOCA PËR HUMBJEN E TRIUMFIT

Lëvizja e Progresit Demokratik dhe udhëheqësi i saj Jonuz Musliu, i cili është njëherit edhe kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit, me pikëllim të madh kanë marrë  lajmin e hidhur për vdekjen e papritur të futbollistit të “Ferronikelit” të Kosovës, Triumf  Shabani, i cili me origjinë ishte nga Verbani, Komuna e Bujanocit.

“ Ndërrimi i jetës në fushë të lojës dhe në ditë të partë të muajit të bekuar të  Ramazanit, tregon për shpirtin e pastër dhe të dlirë të cilin e kishte i ndjeri Triumfi, një  futbollistë 20 vjeçar me një perspektivë të shëndosh të futbollit shqiptar. Ndarja nga ne  e djaloshit nga Verbani i Bujanocit, jo vetëm që është një humbje për familjen e tij, për  “Feronikelin” e kolegët e tij, por edhe një mungesë për sukseset e mëtejme të futbollit  shqiptar”, thuhet ne ngushlimin e LPD-së, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

LPD i shpreh ngushëllime familjes Shabani, Ekipit të Futbollit “Ferronikeli” dhe
gjithë atyre që e njohën e dëgjuan për sukseset e këtij djaloshi, i cili do të jetë gjithherë në  zemrat tona, thuhet në ngushëllimin e LPD-së,nenshkruar nga Jonuz uliu kyretar

 

SHPËRNDAJE