VDEKJA E PROFETIT MUHAMED

Larg diellit të udhëheqjes ( Me rastin e vdekjes së Profetit (savs)

Kur i dërguari i Zotit i mbylli sytë, Aliu a.s. filloi ta qajë atë duke thënë: ” Prindërit e mi tu bëfshin kurban o i dërguari i Zotit. Me vdekjen tendë u këput një lidhje e cila nuk u këput me vdekjen e të tjerë dhe ajo është ndërprerja e shpalljes hyjnore nga qielli. Pikëllimi për ty mbulon zemrat e tjera të pikëlluara. Ky është një pikëllim i përgjithshëm sepse të gjithë janë në zi për ty. Sikur të mos kishe porositur për durim, do të kisha qarë aq shumë derisa të më ishin tharë lotët. Kjo dhimbje dhe ky pikëllim do të mbeten gjithmonë me mua. Prindërit e mi tu bëfshin kurban o i dërguar i Zotit. Na kujto neve pranë Zotit të Madhërishëm dhe mos na harro”.
Aliu a.s. ishte shoku më i ngushtë i Profetit Muhammed s.a.v.s. gjatë atyre 23 viteve të ftesës së Profetit në fenë e Zotit dhe vet profeti atë e emëroi si zëvendësin e tij. Në lidhje me atë ditë të mallëngjyeshme Aliu a.s. thotë: ” I dërguari i Zotit i largua nga kjo botë në kohën kur kokën e kishte mbi duart e mia. Po me ato duar e preka fytyrën time dhe pranova që të laj trupin e vdekur të Profetit Muhammed s.a.v.s. Në këtë punë mua më shoqëronin engjëjt. Dukej sikur të gjitha muret dhe dritaret ishin duke qarë dhe britma ngrihej nga të gjitha anët. Një grup engjëjsh zbrisnin nga qielli dhe një grup tjetër ngriheshin lartë. Pëshpëritjet e tyre duke falur namaz për atë të dashur nuk u ndërpre për asnjë çast përderisa e varrosëm Profetin”.

Ai ishte reflektimi më i pastër i pavdekshmërisë
Ndriçimin e kishte të pafund, si pasqyra
Unë lexova përmbledhjen e poezive të Zotit,
Ahmedi ishte predikuesi më i madh i vërtetësisë

Të dashur miq, pranoni ngushëllimet më të sinqerta me rastin e përvjetorit të vdekjes së profetit Muhammed s.a.v.s.

Për shumicën e njerëzve të asaj kohe, pranimi i realitetit të largimit të Profetit nga kjo botë ishte një punë shumë e vështirë. Profeti Muhammed s.a.v.s. ishte figurë e zgjedhur nga Zoti dhe në një kohë shumë të shkurtër, ai arriti që midis njerëzve të krijojë vëllazëri dhe miqësi dhe në shoqëri të vend një sistem të bazuar mbi drejtësinë dhe me ligje e rregulla ku përfitonin të gjitha shtresat e shoqërisë.
Në lidhje me këtë, Aliu a.s. thotë: ” Shikoni begatitë që Zoti ua dërgoi njerëzve me dërgimin e Muhammedit s.a.v.s. si profet, i afroi dhe bashkoi ata rreth fesë së Tij. Begatitë Hyjnore hapën krahët për të gjithë njerëzit duke u falur atyre qetësi shpirtërore, lumturi dhe udhëzim në rrugën e drejtë. Tani njerëzit jetojnë të lumtur dhe të fundosur në begati. Nën hijen e pushtetit islam atyre iu rregulluan cështjet shoqërore dhe fituan identitet e tyre të vërtetë.”

Sot kalojnë mbi 1400 vite nga vdekja e Profetit Muhammed s.a.v.s. por shumë zemra vazhdojnë të rrahin me kujtimin dhe emrin e kësaj figure madhështore. Mbi 1.5 miliardë muslimanë në pika të ndryshme të botës, për cdo ditë në namazet e tyre, konfirmojnë shpalljen e Muhammedit s.a.v.s. atij i dërgojnë përshëndetje dhe ndjekin mësimet që ishin ideal ii profetit Muhammed s.a.v.s. Në të vërtetë, me vdekjen e Profetit, shoqëria islame nuk u la e vetmuar sepse drita e ekzistencës së Muhammedit s.a.v.s vazhdon të jetojë duke i udhëzuar njerëzit në rrugën e drejtë. Për këtë arsye, njerëzit kanë obligime dhe detyrime përballë edukatorit më të madh të njerëzimit, Muhammedit s.a.v.s. Edhe Kur’ani famëlartë ka sqaruar këto obligime që mund të shërbejnë si mjet për udhëheqjen e njeriut në çdo periudhë dhe në çdo kohë.
Respekti për Profetin është ndër cështjet mbi të cilën është vënë theks në Kur’anin famëlartë. Në ajete të ndryshme kur’anore, Zoti i Madhërishëm, emrin e Profetit e ka përmendur përkrah Emrit të Vet që tregon se ndjekja e rrugës së Profetit dhe reskti për të është pjesë e besimit dhe afrimit me Zotin Fuqiplotë. Në disa ajete kur’anore, Profeti Muhammed s.a.v.s. ngrihet dhe vlerësohet aq lartë saqë thuhet se kënaqësia e tij është e barabartë me kënaqësinë e Zotit. All-llahu Fuqiplotë me fjalët ” Zoti dhe i Dërguari i Tij vështrojnë veprat tuaja…” (pjesë e ajetit 94 të sures Tevbe), na bën të qartë se Profeti është dëshmitar i veprave tona.
Profeti Muhammed s.a.v.s. ishte një person i rrallë edhe në jetën private. Edhe pse ai kishte në duar të gjitha çështjet politike, gjyqësore, ushtarake ,etj, ai vazhdimisht ishte njeri modest dhe i afërt me njerëzit. Ai me modestinë më të madhe ulej pranë shokëve dhe asnjëherë nuk ulej në krye të vendit ku takohej me miqtë. Me këto shpjegime, Kur’ani famëlartë na thotë se pozita dhe vlera e tij madhështore nuk duhet të harrohet as pas vdekjes së tij. Në histori flitet se pas martirizimit të hz. Hasanit a.s. disa ngritën zhurmë duke penguar varrosjen e tij pranë gjyshit të tij, hz. Muhammedit s.a.v.s. Imam Husejni a.s., vëllai i Imam Hasanit a.s., u kërkoi atyre që duke u bazuar në urdhrat e Kur’anit famëlartë, të mos e ngrejnë zërin pranë profetit Muhammed s.a.v.s. Në vazhdim tha: ” Çdo vepër të cilën Zoti e ka ndaluar përballë ndonjë personi kur është gjallë, ajo është e ndaluar edhe pas vdekjes së tij”. Pra, edhe pas vdekjes së Profetit, nuk është e drejtë që ju të ngrini zërin afër varrit të tij dhe të ziheni me njëri-tjetrin.

Në ajetin 157 të sures A’raf thuhet se ata të cilët e kanë respektuar dhe ndihmuar Profetin Muhammed s.a.v.s. janë prej të shpëtuarve: ” …..Pra, ata të cilët e besojnë atë, e nderojnë dhe e ndihmojnë, veprojnë me dritën që iu zbrit me të, të tillët janë të shpëtuarit”

I Dërguari i Zotit, Muhammedi s.a.v.s. ka një shpirt shumë të butë dhe është shumë modest. Shpirtrat e butë shqetësohet shumë nga punët e këqija dhe jashtë rregullave Hyjnore. për këtë arsye, Kur’ani famëlartë u kërkon njerëzve që të largohet nga veprat që shqetësojnë Zotin dhe të Dërguarin e Tij. Ndoshta mund të themi se çështja që aktualisht mund të shqetësojë më së shumti të Dërguarin e Zotit është përçarja midis muslimanëve. Kjo për faktin që njëri prej qëllimeve kryesore të Muhammedit s.a.v.s. ishte afrimi dhe bashkimi i zemrave të njerëzve.

Sipas Kur’anit famëlartë, njëra prej detyrave parësore të njerëzve është dashuria dhe respekti ndaj Ehli Bejtit, familjes së Profetit Muhammed s.a.v.s. në ajetin 23 të sures Shura, Zoti i kërkon Profetit Muhammed s.a.v.s. që : “…Thuaj: “Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim për thirrjen time vetëm respektin e dashurisë për hir të farefisnisë (akraballëkut)”…” Kjo çështje është e rëndësishme nga aspekti që dashuria dhe miqësia ndaj familjes së Profetit është shumë e dobishme për njerëzit sepse aty fshihen shumë mësime të cilat bëhen shkak për vazhdimin e jetës së shoqërisë. Anëtarët e familjes së Profetit janë njerëz të pastër të cilët janë edukuar në shkollën e Profetit Muhammed s.a.v.s. dhe pas vdekjes së Profetit, ata janë udhëzuesit me të denjë të njerëzimit drejt lumturisë.

Ndoshta mund të themi që detyra primare e njerëzimit pas vdekjes së Profetit, bindja ndaj rrugës dhe mësimeve të Muhammedit s.a.v.s. në ajetin 64 të sures Nisa thuhet: “Ne nuk dërguam asnjë të dërguar vetëm që me urdhrin e All-llahut t’i bëhet respekt (nga njerëzit) atij…”

I Dërguari i Zotit, Muhammedi s.a.v.s., rrugën e devijuar të njerëzimit e ndryshoi me rrugën e drejtë dhe të përsosmërisë dhe një popull injorant dhe të egër e transformoi në një popull të civilizuar dhe me kulturë. Padyshim, këto mësime nuk kufizohen vetëm në një kohë të caktuar ashtu si nuk kufizohet bindja ndaj Profetit vetëm në kohën e jetës së tij. Zoti i Madhërishëm, figurën e Profetit Muhammed s.a.v.s. e ka prezantuar si shembull për njerëzimin, si udhëheqës shembullor, si figurë të vyeshme në të gjitha sferat si shoqërore, politike, ekonomike dhe fetare. Ai është person i pastër nga çdo lloj egoizmi që nuk mendon për asgjë tjetër përveç kënaqësisë së Zotit, është i mbrojtur nga çdo lloj gabimi dhe zemrat i digjet për njerëzimit më shumë se njerëzit që interesohen për veten e tyre. Ai është shembull i moralit të mirë dhe reflektim i pastërtisë së Zotit. Ndjekja e rrugës së tij është faktor lumturia dhe përsosmërie. Kur’ani famëlartë u kërkon njerëzve që në fjalë, sjellje dhe tradita të mos përpiqen të tejkalojnë Profetin. Poashtu edhe shpirti i mësimeve fetare u kërkon shoqërive të prekura nga krizat aktuale që të njohin drejtë sjelljen dhe moralin e lartë të Profetit Muhammed s.a.v.s. dhe veten ta zbukurojnë me sjellje dhe moral të këtillë.
Dhe në fund, një prej obligimeve të tjera të besimtarëve është që vazhdimisht të dërgojnë salavate për atë njeri të zgjedhur të Zotit dhe të respektojnë familjen e të tij të pastër dhe Hyjnore. Në ajetin 56 të sures Ahzab thuhet: “Është e vërtetë se All-llahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhëroni pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam”

Edhe njëherë, të gjithë besimtarëve muslimanë dhe në veçanti juve të dashur lexues  ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta me rastin e përvjetorit të vdekjes së Profetit të dashur, Muhammedit s.a.v.s.


4 Komente

  1. nysreti, January 23, 2012:

    po edhe ty ngushllimet esinqerta per prvjetorin e profetit dhe gjithe popullit e sidomos muslimanve ju shprehi ngushllimet nga zemra dhe shpirti per profetin muhamed s.a.v.s

  2. Armendi, February 2, 2012:

    Allahu na udhezoft ne kete rrug siq ka qen muhamedi s.a.v.s amin

  3. avadin, June 29, 2013:

    allahu i udhezofte hoxhallaret sepse ata jan ushtaret e IBlisit te mallkaur qe flasin nga xhamijat

  4. avadin, June 29, 2013:

    Sban me e festu ditelindjet e profetit si pabesimatere, haahahahahah

Komentoni