Me shumë gjasa, Alex Song do të jetë goditja e Barcelonës për mesfushën. E tërhequr plotësisht nga gara për Javi Martinez për shkak të klauzolës së lartë të lojtarit bask, klubi blaugrana ka përqendruar “trupat e merkatos” drejt Londrës për të bërë të mundur përforcimin e mesfushës për Tito Vilanovan. 24-vjeçari Alex Song jo zyrtarisht ka bërë të ditur se do të lumturohej për një kalim te Barcelona dhe tani i takon spanjollëve të bëjnë detyrën. Mësohet se zëvendës presidenti Bartolomeu ka udhëtuar drejt Londrës në përpjekje për të mbyllur negociatat e nuk priten zhvillime negative pasi kërkesa dhe oferta kanë pak diferenca. Barcelona ofron 13 mln Euro për mesfushorin ndërsa Arsenali kërkon 15, me 2 mln që nuk do të jenë problem për prishje të negociatave.

Me paratë e Song, plus ato të shitjes së Van Persie te Man. United për 22 mln, Arsenali do të ketë gati fondin e thesarit për të bërë zëvendësimet e tyre, dhe objektivi i Wenger do të jetë sërish në Spanjë. Bëhet fjalë për Llorenten e Bilbaos që mund të jetë zëvendësuesi ideal i holandezit Van Persie.

SHPËRNDAJE