PDSH-ë ka shpalosur programin dhe ka prezantuar kandidatët e njësisë numër 8 dhe 9 në Preshevë. Para një turme të madhe të simpatizantëve, kandidatja për këshilltare Hazbije Berisha ka thënë se gjatë këtij mandati PDSH ka investuar në çdo vend duke rregulluar infrastrukturën pastaj investimet në arsim, kulturë, sport e sidomos në trajnimit e të rinjve. Ndërsa kandidati, Avni Nuhiu ka folur për aktivitetin e tij kur ishte udhëheqës i shtëpisë së Shëndetit në Preshevë duke potencuar një sërë të arriturash, si dërgimin në specializim të shumë mjekëve e duke mos bërë përjashtime apo dallime. Ai po ashtu ka folur edhe për investimet në infrastrukturë në çdo cep të komunës së Preshevës. Kandidati për këshilltarë Avni Nuhiu po ashtu ka thënë se shqiptarët nuk duhet të dalin në zgjedhjet parlamentare për të mos luajtur shqiptarët rolin e lypësit nëpër ministri por shqiptarët të kërkojnë reciprocitet. Ai është shprehë ashpër edhe ndaj këshillit nacional sepse sipas zotit Nuhiu këtu 97 % janë shqiptarë nacional. Ndërkaq Ilir Sadriu ka potencuar aktivitet që janë zhvilluar për të rinjtë e që sipas tij edhe në ta ardhmen do të jenë prioritet i PDSH-ës. E kreu i PDSH-ës, Ragmi Mustafa u është kundërpërgjigjur zërave rreth qendrës së qytetit duke potencuar se ata që kritikojnë rregullimin e qendrës së qytetit po akuzojnë edhe ndërkombëtarët me theks të veçantë organizatat amerikane që veprojnë në vend e të cilat kishin projektuar projektin final të qendrës.

Në fund u tha se njësia 8 dhe 9 është bastioni i PDSH-ës në Preshevë e që ditë më ditë po përkrahet nga qytetarët.

———————-

UDSH ka vazhduar fushatën parazgjedhore në fshatin Miratoc ku ka bërë shpalosjen e programit si dhe ka prezantuar kandidatët e mundshëm për këshilltarë. Kandidati Memedali Jusufi ka thënë para elektorit Miratocas se programi i UDSH-ës është i bujshëm dhe me një strategji ideale. Ai ka thënë se si prioritet në fshat e ka sigurimi i ujit të pijshëm, rregullimin e rrugëve dytësore , një kërkesë këmbëngulëse e tij do të jetë edhe hapja e kufirit me Maqedoninë si dhe do të përkrahë rastet sociale. Ndërkaq sekretari i UDSH-ës Hamdi Fejzullahu ka qenë kritik ndaj pushtetit lokal duke thënë se të përkrahur kanë qenë vetëm ata që iu janë nënshtruar ombrellës e pushtetit. Ndërkaq ka potencuar edhe një citat të ministrit të punëve të brendshëm të R. Kosovës Bajram Rexhepi drejtuar Lëvizjes vetëvendosje, duke bërë një paralelizëm se patriotizmi i PDSH-ës skam betë as në xhep të vogël. E kreu i UDSH-ës Rami Zulfiu ka qenë kritik ndaj atyre që nuk janë më në mesin e UDSH –ës, duke i quajtur persona të nënshtruar ndaj pushtetit për lëmosh. Ai ka ftuar Miratocasit që më 6 Maj të rrethojnë numrin 4 si dhe numrin 15 për koalicionin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ndërkaq kryetari degës në Preshevë Naser Aziri tha se ky tubim ka për qëllim ,pasi interesat e fshatit po përdhosen dhe të gjithë ju që jeni sot prezent po i thoni stop shitjes së interesave të Miratocës. Ai ka thënë se Miratoca do të dijë të zgjedh më 6 maj duke rrethuar numrin katër për cilësi dhe dinjitet.

————————-

Partia Për Veprim Demokratik fushatën parazgjedhore dhe shpalosjen e programit e vazhdoi mbrëmë në Bashkësinë Lokale Norçë. Fillimisht të pranishmit i përshëndeti ish-kryetari i kësaj bashkësie lokale Osman Hyseni i cili foli për investimet që janë bërë më parë kur ishte PVD në pushtet. Kandidati potencial për këshilltar nga Norça Artan Ibishi para banorëve të fshatit tha se ajo që më shtyri të angazhohem dhe të kontribuoj si këshilltar është duke pasur parasysh gjendjen e mjerueshme në të gjitha sferat e jetës që po i bënë kjo garniturë e pushtetit aktual lokal. Kandidati Artan Ibishi theksoi se kohëve të fundit premtimet kanë filluar me të mëdha mirëpo banorët e fshatit Norçë ende bajnë ujë me bidonë. Me duartrokitje të mëdha në një atmosferë mjaft të mirë Kryetari i Partisë Për Veprim Demokratik Riza Halimi potencoi se po dalin me premtime enorme që as letra nuk po i zë e leje më ato t’i realizojë dikush. Kreu i PVD tha se kemi një qeverisje të pa ndërgjegjshme ndërsa ata po fillojnë punët për të lënë përshtypje nëpër bashkësitë lokale kinse po realizohet diçka. Tubimi në Norçë përfundioi me thirrjen që më 6 maj të rrethojnë numrin 6 për një qeverisje pozitive ndërsa numrin 15 për ti zgjidhur së bashku drejtat tona individuale dhe kolektive. (TVP)

SHPËRNDAJE