Ish-trajneri i Bajern Munihut, holandezi Luis Van Gal mund të jetë pasardhës i Serxhio Batsitas të kombëtarja e Argjentinës.

Bastista dje është shkarkuar nga detyra e kreut të bankinës argjentinas, dhe sipas mediave nga Argjentina, holandezi mund të merr drejtimin e kësaj kombëtare.

Raportohet se holandezi ka treguar interesim për këtë detyre. Në rast se Val Gal vjen në krye të bankinës së Argjentinës, synimi i tij do të jetë që “gauçosët” t’i dërgojë në botërorin 2014 që mbahet në Brazil.

Argjentina ka zhgënjyer më paraqitje të dobët në Kupën e Amerikës, turneu ky që u mbyll pak ditë më parë.

Pikërisht për shkak të rezultateve të dobëta në këtë eveniment të garave është shkarkuar edhe trajneri Serxhio Batista.

SHPËRNDAJE