Futbollisti i Holandës, Rafael van der Vart në prag të ndeshjes së dytë në Grupin B kundër Gjermanisë ka thumbuar rivalët, duke thënë se skuadra e drejtuar nga Joakim Lëv ka vetëm tre futbollistë të klasit botëror.
“Në kombëtaren e Gjermanisë mund të veçoj vetëm tre futbollistë. Ozil, Gece dhe Shvainshtajger janë lojtarë të klasit botëror, të tjerët janë të mirë, por jo të veçantë. Besoj se skuadra jonë zotëron më shumë kualitete se Gjermania”, ka thënë Van der Vart, i cili megjithatë është i vetëdijshëm se kualiteti jo gjithmonë është përcaktues. “Në futboll vetëbesimi luan rol tejet të rëndësishëm dhe ai këtë herë është në anën e gjermanëve pas fitores kundër Portugalisë”, ka shtuar Van der Vart.

SHPËRNDAJE