AMSERA, vajza, që i shpëtoi tragjedisë së Restelicës nga 10 tjerë të vdekur

Vetëm një vogëlushe i ka shpëtuar tragjedisë së rëndë të fshatit Restelicë, të Dragashit. Këto janë pamjet e shpëtimit të vajzën së familjes Reka. Pamjet e tregojnë të tmerruar dhe të ngrirë vogëlushen, e cila është cuar menjëherë në Prizren, ku ka marrë ndihmën e duhur mjekësore dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën. Trupat e Forcës së Sigurisë dhe njësitë e emergjencave civile posa kanë gjetur edhe tre trupat e fundit, që ishin ngujuar në gërmadhat e shtëpive të tyre në Reselicë të Dragashit pas rënies së ortekut. Dje, u gjenden 7 trupa të pajetë, ndërsa sot 3.

 

Vetëm një fëmijë i shpëtojë kësaj tragjedie të rëndë dhe ajo është jashtë rrezikut për jetë, raporton Express.

 

Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Shemsi Veseli, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se tashmë janë gjetur edhe dy trupa pa jetë, të cilët janë nxjerrë nga bora e ortekut që ka goditur fshatin Restelicë të komunës së Dragashit. Kjo, deri më tash, e çon numrin e viktimave në 9 persona që humbën jetën nga orteku i borës.

Bilanci tragjik nga rrëshqitja e ortekut të borës, i cili ka goditur 15 shtëpi në anën e djathtë të fshatit Restelicë të komunës së Dragashit, deri më tash është 7 persona të vdekur, ndërkohë që një fëmijë i moshës rreth 5 vjeç është gjetur i gjallë, njoftojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.

Orteku i borës, me thellësi prej 10 metrash dhe gjerësi rreth 500 metra, i cili ka goditur fshatin Restelicë, dje rreth orës 7: 30 të mëngjesit, dyshohet të ketë bllokuar nën borë 11 persona, të cilët, siç është thënë, u takojnë familjeve Reka.


1 Komente

  1. Lumturije, February 13, 2012:

    shyqir qe ka shpetu Amsera inshallah zoti i jep jet sa me te gjat dhe te lumtur ngushllime per t tjeret qe kane vdekur

Komentoni