Një grup vajzash nga Kosova, javën e ardhshme do të shkojnë në Boston të SHBA-ve, për të marrë pjesë në një konferencë mbi forcimin e paqes, organizuar nga programi gratë për gratë. Në një ceremoni përcjellëse në Ambasadën amerikane në Prishtinë, u tha se kjo konferencë ku do të marrin pjesë përfaqësuese të 18 vendeve të botës, do t’u ofrojë atyre përvojë të mirë në përballjen më çështjet që përcaktojnë të ardhmen e tyre dhe njëkohësisht do të ndihmojë krijimin e një grupi të ri të udhëheqëseve të grave, që mund të ndihmojnë edhe zhvillimin e Kosovës.

SHPËRNDAJE