19 vjeçarja është keqtrajtuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë fizike dhe psikologike

Një çift serb ka mbajtur si skllave një vajzë gjermane për 8 vjet, duke e torturuar, bëjnë me dije mediat lokale.
Vajzes, tani 19 vjeç, i ishte ndaluar të takonte njerez dhe nuk i ishte lejuar të shkonte në shkollë, kanë thënë prokurorët. Pas 8 vitesh ajo u shpëtua nga çifti dhe u dërgua në një shtëpi të sisgurt, por sërish ndodhet në gjendje të keqe fizike dhe psikologjike.
Policia arrestoi çiftin në Tuzla të Bosnje Hercegovinës, pasi një fqinj i tyre kishte treguar tek autoritetet për vajzën .
Milenko Marinkovic, 52 vjeç dhe bashkeshortja e tij Slavojka, 45 vjeçe, u arrestuan në 17 maj në akuzën për trajtim të vazjes në mënyrë çnjerëzore. Vazja u gjet në pyll afër qytetit Kalesija. Çifti ishte përpjekur për ta fshehur atë nga autoritetet dhe kur ajo u gjet peshonte vetëm 40 kg.
“Ata e mbanin të mbyllur, nuk e lejonin të kishte asnjë kontakt me njerëz të tjerë, as të shkonte në shkollë” tha zëdhënësi i policisë Admir Arnautovic për televizionin publik boshnjak. “Ata e trajtuan atë në mënyra çnjerëzore”, shtoi ai.
Mediat lokale thanë se vazja kur mbërriti në Bosnjë ishte vetëm 8 vjeç.
Nëna e saj, një shtetase gjermane ka qenë e martuar me parë me Milenko Marinkovic.
Hetuesit morën në pyetje nënën, e cila ka qëndruar në fshat për një periudhë të gjatë, por ka udhëtuar shpesh në Gjermani e Austri.

SHPËRNDAJE