EDHE ZVICERANËT FASLIFIKOJNË :

Një ushtar  mblodhi në mënyrë të paligjshme 166,000 franga nga faturat,  dokumentacionet e falsifikuara për  kompensim i cili është dënuar nga drejtësia zvicrane, njofton agjencia informative “Presheva Jonë” duke ju referuar burimeve të drejtësisë zvicerane.  Burimet e njeta njoftojnë se ai  ka qenë i angazhuar si ushtarë për dy vjet në Kosovë.

 

Dhe, pas kthimit të tij nga Kosova në Zvicër, ai vetë i ka shpjeguar gjyqtarit se “kam rënë në një gropë” pasi kishte takuar e u mashtruar nha një balerinë dhe prostitutë i cili kishte rënë  në dashuri dhe ja kishte marru mend me me pasoja fatale.  Ushtari zviceran në emër të dashurisë për balerinën kishte bërë gjithka për te, saqë edhe ka faslifikuar dokumnte e fatura me për fitime duke ja paguar asaj udhëtimet a banesën në Saint-Petersburg të Rusissë, ka njoftuar sot edhe agjencia zvcerane ATS.

Ushtari zviciran ka  përfituar financiarisht deri në 20.000 franga në muaj. Nga prilli deri në fund të vitit 2009, i riu ka bërë shërbim vullnetar. Ai nuk ishte më në shërbim të ushtrisë nga fillimi i vitit 2010, por ai vazhdoi të dërgoni kërkesat për kompensim të pagave.

Rasti erdhi gjatë një inspektimi rutinor në tetor të vitit 2010. Ushtar i ka pranuar të gjitha. Në total, ai përfitoi 166,000 franga në mënyrë të paligjshme. Ai ende ka për t’i kthyer,  paguar më shumë se 100.000 franga tri fondeve të kompensimit.

Ushtari u dënua sot për mashtrimi dhe falsifikim nhga një gjykatë zvcierane. Ai u dënua në St. Gallen të Zvicrës me një gjobë me pagesë  ditore për 360 ditë me shumë prej 80 franga  në ditë (total për një vit 28,800 franga) dhe një gjobë tjetër prej 1000 franga si dhe shpenzimet e procesit gjyqësor prej  4000 frangas. Dhe, nëse ja vejmë lapsin, dashurie e këtij ushtari me balerinën po i kushton  hiq më më pak se rreth 200 mijë frangash zvicerane. Dhe pas kësaj pagese, a thua do t’i bien më ndërmend për rusen ?!

SHPËRNDAJE