Ushqimet që shkatërrojnë gurët në veshkë

d24a7805f4a52e6eb217d367139e4d77

Dhimbjet që mund të sjellin gurët në veshka janë tronditëse. Shumë prej nesh kanë shprehi që mund t’i dëmtojnë veshkat pasi që nuk kujdesen më herët që t’i eliminojnë pengesat, transmeton Arbresh.


Gurët në veshka  formohen kur disa kemikate specifike koncentrohen në urinë e cila më pas krijon kristale.

Këto gjëra duhet ti hani dhe ti pini në mënyrë që të largoni gurët në veshkë:

Pini sa më shumë ujë
Gjëja kryesore që shkakton gurët në veshkë është dehidrimi i organizmit.
Lëngu i shegës
Aftësitë e lëngut të shegës mund të thyejnë gurët në veshkë, në rast se ky lëng konsumohet çdo ditë rreth 2-3 gota.
Shalqini
Shalqini përmbanë shumë magnezium dhe kalcium, si dhe ndihmon në asgjësimin e gurëve në veshkë.
Sa më pak kripë
Siç e dimë doza e lartë e kripës në organizëm shkakton dehidrim dhe me këtë rast, formohen gurët në veshkë.Drithërat
Drithërat përmbajnë shumë fibra dhe me këtë rast ndihmojnë në sistemin e tretjes.
Aloe Vera
Sipas një studimi të fundit, aloe vera është etiketuar si një bimë që mund të parandalojë formimin e gurëve në veshka. Studimi është kryer në një Universitet në Tajlandë ku kanë marrë pjesë 31 meshkuj të moshës 18-23 vjeçare dhe të cilët janë përcjellur teksa kanë konsumuar nga 100 gr aloe vera çdo ditë  për një javë me rradhë. Në fund të studimit hulumtuesit konkluduan se ndryshimet në kompozimet kimike të urinës pas konsumit të aloe veras treguan potencial për parandalimin e formimit të gurëve në veshka.
Lëngu i limonit dhe portokallit
Një studim i ri ka gjetur se një gotë me lëng limoni ose portokalli në ditë mund të ndihmojë në parandalimin e formimit të gurëve në veshka. Ky studim ështe publikuar në gazetën e Shoqërisë Amerikane të Nefrologjisë, ku janë studiuar 13 pjesëmarrës, 9 prej tyre të shëndetshëm dhe 4 prej tyre me gurë në veshka. Rezultatet e studimit gjetën se 4 personat që vuanin nga gurët në veshka janë ndjerë më të lehtësuar nga dhimbjet, ndërsa tek 9 të tjerët është  vërejtur ndryshim pozitiv i kompozimeve kimike të urinës për parandalimin e formimit të gurëve në veshka. Lëngu i këtyre frutave është shumë i shëndetshëm për parandalimin e formimit të gurëve për shkak të sasisë së lartë të sildenafil-it.
Lakra
Lakra përmirëson punën e veshkave dhe në të shumtën e rasteve është përdorur si ilaç natyral për përmirësimin dhe ushqimin e veshkave. Studimet tregojnë se lakra është ushqim esencial për të gjithë ata që vuajnë me probleme në veshka, pasi që ajo përmbanë sasi të larta të vitaminës B6, C dhe K, së bashku me fibra dhe acid folik. Sipas hulumtimeve te realizuara rezulton se personat që konsumojnë lakër rregullisht kanë shumë më pak mundësi që të preken nga gurët në veshka.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni