USAID-it nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin Shaip Kamberi

Kryetari i komunës së Bujanocit z.Shaip Kamberi pas nënshkrimit të projektit ndër tjerash tha se fjala është për bashkëpunimin ndërkomunal me USAID-in dhe se ky komponent drejtpërsëdrejti mundëson ringritjen e kapaciteteve plotësuese të administratës komunale, format e bashkëpunimit me biznesin lokal dhe sektorin joqeveritar.

Shkruan: Valon BEGZADI

Bujanoc, 8 qershor/ AIK-Presheva Jonë

Nënshkruet sot projekti i r ri pesë vjeçar që kap vlerën 22 milion dollar mes përfaqësuesve të USAID-it dhe kryetarëve te katër komunave, ku bënë pjesë edhe komuna e Bujanocit, Preshevës, Vrajës dhe Vlladiqkihani, marrëveshje kjo e parë për bashkëpunimit ndërkomunal, njofton  sot agejncia inforamtive kombëtare “Presheva Jonë” nga Bujanoci

Të pranishëm gjatë nënshkrimit të projektit ishin ambasadorja e Amerikës në Beograd Meri Vorlik e cila i shoqëroi teksa po nënshkruanin, kryetarin i komunës së Bujanoci, Shaip Kamberi, atë të Preshevës, Ragmi Mustafën, kryetarin e Vrajës, Mirolub Stoiqiq, nënkryetarin i Vlladiqkihanit, Zoran Stojanoviq, si dhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare lokale dhe shoqatat civile. Natyrisht se të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e USAID-it në Serbi, si drejtoresha e kësaj të fundit Suzan Frits dhe shume të tjerë.

Kryetari i komunës së Bujanocit z. Shaip Kamberi pas nënshkrimit të projektit ndër tjerash tha se fjala është për bashkëpunimin ndërkomunal me USAID-in dhe se ky komponent drejtpërsëdrejti mundëson ringritjen e kapaciteteve plotësuese të administratës komunale, format e bashkëpunimit me biznesin lokal dhe sektorin joqeveritar, bashkëpunimi ndërkomunal për projektet me rëndësi, që janë kapitale nga aspekti regjional.
          

KAMBERI: “Mbi këto aspekte USAID-i ka filluar një projekt të ri në të cilën janë të përfshira katër komuna, në mënyrë që në kuadër të këtij programi  të gjinden prioritetet e përbashkëta për të cilat të mund të bashkëpunojnë këto katër komuna. Mund të thuhet se për të ardhmen bashkëpunimi ndërkomunal me menaxhimin e mbeturinave të ngurta, respektivisht me krijimin e deponive dhe stacioneve komunuse të mbeturinave të ngurta dhe menaxhimi i mëtejmë i tyre. Pastrimi i shtratit “Morava”, bashkëpunimi në fushën financiare dhe disa aspekte të tjera ndërkomunal të cilat duhet të jenë prioritete të këtyre komunave. Ajo që është e pritshme se brenda vitit Serbia do të marrë ndoshta statusin e kandidatit në Bashkimin Evropian dhe me këtë komunat , hapen dyert që  të mund të garojnë në tri komponent plotësuese të fondeve të BE-së, rimëmbytja e kapaciteteve në këtë aspekt do të jetë e rëndësishme për fazën e ardhshme”. Ndërsa ambasadorja e shteteve të bashkuara të amerikës e akredituar në Beograd Meri Vorlik tha se më vie mire se programi ynë është nënshkruar dhe kjo marrëveshje në mënyrë që ky projekt do të punoi në kohë në zgjerimin e asaj që ne kemi punuar tashmë për të zhvilluar përformanca dhe rritjes ekonomike.

Worlik: “Në ekonomin e sotme komunat nuk mundet më që të i lejojmë të shohin njëri tjetrin si kundërshtar në përpjekjet e tyre për të tërhequr investimet ndërkombëtare, por duhet të jenë partner në tregu në mjedise komplekse të mëdha tregtare. Këtu në Jug të Serbisë përshembull në Vrajë, Bujanoc, Preshevë dhe Vlladiqkihan, nuk garojnë njëri kundër tjetrit në konkruimin dhe tërheqjen e investimeve dhe konkurrencë ne vende të punës”. Programi do të zbatohet në 12 rajone ndërkomunale, apo bashkësi lokale  duke përfshirë edhe sektorin civil. Secili rajon do të përfshi bashkësitë vetëqeverisëse dhe qytetet si dhe bashkësitë lokale, sektorin civil dhe do të punoi në adresimin e nevojave në fushat e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni